Kronikë

E dhunonte prej kohësh, si ndodhi krimi në familje në Vlorë. Çfarë gjeti policia brenda në banesë

12:54 - 06.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej kohësh kishin probleme në çift, ndërsa këtë të mërkurë 53-vjeçari Teodor Lera ka mbytur bashkëshorten e tij Eva Lera, 42 vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës.




Gazeta Shqiptare mëson se 53-vjeçari, pasi ka kryer aktin e rëndë me thikë ka prerë damarët dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Krimi ndodhi brenda banesës së çiftit në katin e parë të një pallati. Policia është lajmëruar nga familjarët e tjerë të çiftit.

Efektivët pasi kanë shkatërruar derën e shtëpisë janë futur brenda dhe kanë gjetur të vdekur42-vjeçaren Eva Lera, ndërsa bashkëshorti i saj Teodori ishte në gjendje të rëndë, i mbuluar nga gjaku. Mësohet se prej kohësh ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, ndërsa kishin tre fëmijë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.