POLITIKË

Idrizi paralajmëron Ramën: Larg duart nga PDIU, boll të duruam!

13:28 - 09.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Tiranë. Idrizi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vjedhje të votave në dy mandate.




Sipas tij PDIU u rrit me  35% në zgjedhjet parlamentare të kaluara, por votat u vodhën.

“Ne jo vetëm kemi marrë mandatin e Tiranës dhe Fierit, por u rrit me 35% në këto zgjedhje. Votat  u vodhën nga kjo mazhorancë. Por ne jemi të gjallë dhe jemi në këmbë, pavarësisht se nuk kemi përfaqësim politik. Ne sot nuk jemi në parlament, por do jemi më të fortë për t’u dëgjuar zëri i shqiptarëve. I bëj thirrje Edi Ramës, larg duart nga PDIU dhe nga Camëria se boll të kemi duruar deri më sot” ka thënë Idrizi.

Këto akuza të Idrizit vijnë në një kohë që dy deputete, të cilët hynë në zgjdhje me PDIU, sot janë radhitur në krah të Ramës

Deputetja e Dibrës, Reme Lala dhe ajo e Elbasanit Eleni Xhina, vitin që shkoi u bashkuan me PS-në.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.