BOTA

Zbulohet vendi ku do të takohet Trump dhe Kim Jong

22:00 - 09.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Takimi i dytё mes presidentit tё SHBA-sё Trump dhe kreut tё shtetit nё Korenё e Veriut Kim Jong do tё zhvillohet nё kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi. Planet dallojnё shumё prej atyre tё takimit tё parё.




Nёse nё fund tё takimit do tё ketё njё rezultat historik, kjo nuk mund tё thuhet – sidoqoftё Donald Trump dhe Kim Jong Un kanё rёnё dakord pёr vendin e takimit pasues tё tyre: Takimi mes presidentit tё SHBA-sё dhe kreut tё shtetit tё Koresё sё Veriut do tё zhvillohet nё kryeqytetin vietnaez Hanoi. Kёtё e komunikoi Trump pёrmes rrjetit Twitter: “Gёzohem qё do ta shoh kryetarin Kim dhe qё do ta avancojmё ҁёshtjen e paqes!”

Takimi mё 27. dhe 28. shkurt ishte komunikuar mё parё, por deri mё tani Shtёpia e Bardhё nuk e kishte bёrё publik vendin e takimit. Edhe metropoli bregdetar Da Nang deri nё fund ka qenё nё diskutim si vendtakim i mundshёm.

Trump ёshtё i pari president i SHBA-sё qё ёshtё takuar me kreun e shtetit tё izoluar stalinist, qё prodhon armё bёrhtmaore. Kritikёt theksojnё, se takimi i parё nё Singapur nuk pati rezultatet konkrete. Nё samitin historik Kim theksoi gatishmёrinё e tij pёr “denuklearizim tё plotё”. Megjithatё nuk ka asnjё premtim konkret, se deri kur Koreja komuniste e Veriut e izoluar ndёrkombёtarisht do tё ҁarmatoset dhe se cilat mund tё jenё lёshimet nga ana e SHBA-sё. Gjatё bisedimeve sё fundi nuk janё bёrё tё ditura pёrparime.

Kёtё javё i dёrguari i posaҁёm i SHBA-sё pёr Korenё e Veriut, Stephen Biegun, u takua nё Penjan me negoaciatorin koreano-verior Kim Hyok Chol, pёr tё pёrgatitur samitin. Trump shkruan nё Twitter, sё bisedimet kanё qenё tё frytshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.