MILOSAO

Poetja nga Argjentina Susana Roberts,që fitoi çmimin ndërkombëtar “Atjon Zhiti”

09:25 - 10.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

SUSANA ROBERTS – është poete dhe shkrimtare, përkthyese dhe veprimtare për kulturën e paqes, nga Argjentina. Jeton në Trelew- Chubut.
Është Dr. Litt. Honoris Causa,WAAC-2009. Vital Anëtar WAAC. Ca. EEUU.
Ambasador i Paqes, “Mil Milennia.org- Pea.org- (Senati i Argjentinës (Unesco Unicef).
Zv/Drejtore. IFLAC- Argjentinë dhe Amerikën Latine / Anëtar Nderi Shoqata e Harmonisë Globale-Rusi / Anëtar SELAE: Shoqata Evropiane e Shkrimtarëve dhe Artistëve / Ambasadore Universale e Paqes /Rrethi i Ambasadorëve-Gjenevë-Zvicër.
Anëtare e Asociacionit Botëror Ekologjik Etik të “Noosphera-Rusi” (NEEWA)
Në Presidiumin e Anëtarëve WFSC (Forumi Botëror i Kulturës Shpirtërore) -Kazakhstan.
Ambasadore Ndërkombëtare e Kulturës – SIPEA.
Ambasadore “The Love Foundation” -Tampa-Florida-SHBA.
Poezia e saj është botuar në shumë vende të botës, është pjesëmarëse në shumë Kongrese Botërore, Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
Është nderuar me çmimin e parë për përkthimin nga “lPCRT-China”.
Ka marrë çmime kombëtare e ndërkombëtare si çmimet “SADE”, çmimin e parë në anglisht WAAC, WCP Trujillo-Peru 2014, dhënë nga Qeveria e Prov. Del Chubut-Argjentinë gjatë 2013-2016. Çmimi “Grand Master Award” për Mjeshtret e Mëdha të Zonjëve të Botës në Senatin e Argjentinës, Nation- CABA. 2018. Është nderuar nga Shoqata Ndërkulturore e Indisë me çmimin ndërkombëtar “Sahitya Shree”, etj.
Ka “Medaljen e Paqes” nga Fondacioni “Salvador Allende”, org – Kili 2010. Çmimi Asolapo Arg. Çmimi Ndërkombëtar.




Poezia e saj është në future shumë antologji botërore në gjuhët spanjisht dhe anglisht. Ka botuar në gazetat, përveçse në Argjentinë, në Peru, Rusi, Spanjë, Greqi, Kazakistan, Uzbekistan, Belgjikë, Indi, etj.
Është bashkautore e shumë librave dhe antologjive.
Disa nga titujt e librave të saj dy gjuhësh janë: Rostros / Faces. El vuelo del Ave / Zogu i fluturimit. Art dhe virtyt në evolucionin e njeriut – në frëngjisht, Epub-France-Alter Editions, etj.

Së fundmi mori Çmimin “Atjon Zhiti”, 2018.

PËR ATJON ZHITIN

Poemë kushtuar Atjon Zhitit, (i riu shqiptar, gjeni në letra
dhe filozofi, që pësoi një tragjedi, teksa emri i tij nderohet
në disa vende dhe mua m’u dha Çmimi i Laureatit),
ndërkaq desha t’i jap jehonë kësaj poeme, se ai më frymëzoi
me vonesë, po kështu dua t’i gjendem pranë familjes së tij
dhe më është bërë me dije se poezi të miat janë botuar
në disa gazeta, në Zvicër, Nju Jork, Belgjikë, Shqipëri…
Mirënjohjen time të plotë në këtë lidhje të shpirtrave pa kufij.

Sot, kur dielli më thoshte mirupafshim
Një zog i vogël u përshfaq nëpër degë
dhe trëndafila të rinj lulëzuan befas

Ngulmuese desha të dëgjoj këngën e zogut,
Ndejti gjatë, një gjysmë ore a më shumë
M’u bë se ti, Atjon, ishte mes petaleve të melodive
Vallëzues me format e natyrës.

Shpirti yt po më thoshte të mbroja rrjetin
Që lidh njerëzit, ku njerëzit flasin për të tjerë njerëz
se njerëzit i dëshpëron fati i tyre,
se njerëzit nuk ushtrojnë bashkimin
Pastaj… ti flatrove me zogun, por para kësaj,
ma qarkove gjithë qenien time
Me mrekullinë e buzëqeshjes tënde
që s’e kisha parë në jetë.
Dhe e kuptova që njerëzit kurrë nuk vdesin,
sot që më vizituat nga një horizont i largët
e bekova identitetin tënd sublim
me rrezen e mbramë diellore që më ra mbi fytyrë.
_____________________________________
Përktheu nga anglishtja Dardan Shkreli

Çmimi “Atjon Zhiti”
Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve IWA BOGDANI, me qendrat në Bruksel dhe Prishtinë, merr vendimin N-109, 27/11/18, që të themelohet “Çmimi Ndërkombëtar Atjon Zhiti”. Ky çmim jepet çdo vit me motivacionin “për pasionin dhe sinqeritetin artistik në krijimtari” , Juria sivjet vendosi që ky çmim t’i jepet poetes Susana Roberts nga Argjentina.

NGA LETRA E POETES SUSANA ROBERTS
Faleminderit nga zemra për çmimin, i nderuari Jeton Kelmendi, President i “IWA Bogdani”, faleminderit për këtë urë kulturore, me suksesin deri në Argjentinë…
Është një nder i madh që jam laureate e këtij çmimi, “Atjon Zhiti”, që më jep më shumë forcë në rrugën time, ku lidhem me fëmijë e të rinj me të cilët flasim dhe veprojmë për paqen dhe për “kulturën e Shpirtit” që bashkon njerëz anembanë globit. Bekime juve dhe të gjithë antarëve!… Mirënjohje dhe adhurim nga vendi jugor i Argjentinës.

Susana Roberts
Dr Litt Honoris Causa-WAAC
Ambassador of Peace-Mil Milennia.org. Senate of Argentine Nation(Unesco-Unicef).
Vice Dir. Iflac Argentina and Latinamerica.
Honory Member Global Harmony Association.

10 POEZI NGA SUSANA ROBERTS

VEPËR ARTI

Si merr formë një vepër e vyer arti?
Ç’të bëj me fishkëllimat që oshëtijnë në bregun tim
me ritëm rëre dhe kolibrash?

Si të bëhet me lutjet
që të hapin dritare në një ditë të re?
si ia bën kjo jehonë drithëruese
në heshtjen e shoqërisë me ty?

Si ta njohësh ritmin tënd dhe ritmin
e punës tënde nëpërmjet kujtesës
me kaq shumë liri lindjesh
dhe shpresash të vdekura?

Si ta formësoj të qëndruarit mirë
të gjakut në venat e mia
për të kërkuar një dritë të re
mes vëllezërve?

Do të jetë mrekulli
ndërtimi së bashku i asaj cope
të madhe arti me simfoni dashurie
mbi të gjithë tokën.

ENGJËLLI I SË MIRËS…
DHE I LIBISË?

Ku ishte piedestali yt?
fjalë, shpendë të trembur
që aviten në terr
dhe Libia e përgjakur
marrëveshje të pamundura
gjaku i konkubines nëpër rrugë, me të vdekurit

dhe ti?…
ti po lexon gazetën
gruaja jote ushqen një fëmijë
shpresa neutrale
ferri fatkeq
kripa vetëm e detit
më tregon një diell prej guri
ku terrorizmi u ndal
në vetminë e syve të mi
përgjatë jetës.

 

E GJITHA BLU

Ti ke derdhur të gjithë blunë
Mbi sytë e mi
Ashtu si ëmbëlsia e mjaltit
Që helmon jasminet
Lagështia është penduese e dashurisë
folja po takohet
me infinitin e oqeanit

Unë shkruaj Paqe kur shkruaj dhimbje
me zjarr dhe ajër
ngjeshur në grushtin tim
drita po rritet
Ashtu si një luftë e fortë
Brenda urisë nën lëkurën time
Ardhur nga shpatullat e mia
Dhe duhet që unë të jem
flaka e trupit tënd

 

PËR ÇFARË PO MENDON

Për çfarë po mendon?
Kockat e mia të vetmuara
penjët në lakuriqësinë e nënndarjes së pambukut
Për çfarë po mendon?
Mishin tim dhe bebëzat e syve të mi
këngën e endacakut të artë
në rrugët e ëndrrave të mia

 

Për çfarë po mendon?
Nëse nesër unë vdes, djali im
sot është e Shtunë
thirrja jote shmang hijet

Nëse nuk mendon ndonjëherë
unë do të shkoj në park
ku mosha ime
po pret për më shumë lexime

Do të shkoj
ta ndjej veten të përqafuar
nga lumi me ngazëllimet e tij
ndërsa perëndimi i diellit përgatit ujërat
të kokolepsen me disa tregime pasditeje
midis dëllinjave

Pastaj ndoshta
Unë dehem
me dritat që zbehen te bankëzat
vetmi-qeta në pikturën e tharë
me konturet e figurave vjeshtore.

 

DUKE TË KËRKUAR TY

Oh! Jeta e trupit tim dhe forca ime, e gjitha ti, shpirti dhe zemra, oh!
Ti je zemra dhe shpirti im! E gjitha ti je bërë me gjithë qenien time,
prandaj ti je i gjithë unë. Unë s’kam bërë asgjë te ty,
kjo është arsyeja pse unë jam ti i gjithë.
Rumi

Përshkova shumë shekuj
me sytë e lagësht
me lotët e fëmijës
të rërës dhe erës

Unë u deha
prej dashurisë tënde të besueshme
shtypur në mua
Emri y
deri në kujtesë hyjnore

ti e di të gjithë këtë
në kohë të pakufizuar
formash të pamundura
ti i di kush je
dhe ti nuk më njeh mua

me çfarë emri duhet të të kërkoj
në këtë vend shenjash
kur unë puth largësinë
e madhe
nga lotët e mi deri në shtëpinë tënde?

humba
në thirrjet e erës
prapa perdeve
ku dridhet gjaku
dhe ne jemi vërtet
copëza të një puzzle
të lyer me butësi të egër
të njëjtë me fluturimin e zjarrit
kur të emëroj ty dhe ti më emëron mua
në boshtin shpirtëror te Universit.

 

FRUTA TË ARTË

Në agim të kohëve
Në botën time qiellore
M’u dorëzua një shenjë e çuditshme
në pëllëmbë të dorës
Pashë një kopsht të harlisur
Me fruta të artë
Ky është sekreti
Dhuratat që mua më mahnisin
E papritura në kërkimet e gjera
Për të gjetur njerëz me shpirt të jashtëzakonshëm
Këto kushte tani na përkasin ne
në çdo horizont
ku vëllazëria është e bekuar.

 

MËRGIMTARI

I mençur dhe syçelët ai njeri
dihati thellë
dhe falenderoi Qiellin
Që arriti gjallë
Mimoza rrahu bregun
Njeriu puthi tokën
E tharë e të thatë

Nga larg
Indiani e pa
Mbushur ankth
Ndryshoi rrjedha e shpresave
Ajo erë e vazhdueshme, e ashpër
Shpupuritëse

Deti pagëzoi rrobat e tij
Bagazhet e tij
Ushqimet
Vetminë e njëjtë
Përdredhjet e brendshme
Gjuha dhe kujtimet
Një këngë bënë në zemër

Jugu iu hap krahëve të tij
Zogjtë e përgëzonin nga foletë
Gjithë pasuria e detit dhe e brigjeve

Më vonë, kur njeriun sy-çelët
Nisi të çapisë udhët
Të mbjellë grurë, të ndërtojë kisha
vështroi indianin
gjatë dhe qetë

Indianët e donin tokën
Që punoi i huaji
Era e plasariti fytyrën e njeriut
Dhe me atë ritëm e bëri të vjetër

Përtej më matanë, guanacos, pewen
Legjenda dhe britma të indianëve gjysmë të edukuar
Dhe gjaku i derdhur në pllajë!

Ishte muaji gusht kur San Jose shkoi
Pëllumbat ngatërroheshin në kullën me kambanë
Gjiri drithëronte
Biguas, flamingos
Bustardë të mëdhenj, çafka deti
Grija e kthyer e pasdites
Njeriu me sy të çelët
Këndoi himnin e tij
Lartësoi dinjitetin e tij dhe
psherëtiu së fundmi.

 

NJERËZIT DRIDHEN!

Njerëz që jetojnë me mungesë mbiemrash
sëmundje të shumta daffodilesh dhe narcisësh
derdhen nëpër petale
ndërsa dhëmbja
zhytet në kaq shumë lule

Njerëzit dridhen në dritë!
gjatë idusit të majit dhe shtatorit
blloqeve të mprehta, në porta
grimasash dhe dashurie

Njerëzit dridhen para dobësisë!
Kur drita buis
e dëbuar nga llambat
Njerëzit tremben në takim me shpirtra të tjerë!
poshtërim ere
marrëzi e ndizur në terr

flakë e vazhdueshme që rrjedh gjak
e mira është një dhuratë
shpejtësia është larg dhe dëshirat

Njerëzit dridhen me shkëputje!
shikim i pastër i brendshëm
dashuri dhe marramenth
bashkuar hapat e arrirë
zemrat e njerëzve
një tokë e re pjellore
nën hije blu
në trafikun e heshtjes të fjalëve
dhe kërkimit të virtytshëm

 

PËRJETËSI

E lashë mungesën
Në një kristal vjollce

Lashë një karusel në qoshe
dhe shkova pas violinave,
përhapmi, çimento, shputat e mia!

E lashë qiellin urban
në plasaritje dritaresh
me dritë lotësh
duke hyrë në dhomë
duke ngritur në një univers engjëlli
zogj dhe agime
me kacavjerrje ëndre
në qiellin e një muri tjetër

E lë heshtjen tuaj
Të me harrojë mua
në djersë çatish
pas shiut

Dhe iki, ja
libri im për ju, në stacionin
ku Orient Express
trondit zemrën time sërisht dhe sërisht,
A është kjo përjetësia?
Në liri, kaq i pastër shpirti
Se mos është lojë?
Një përzierje e myshkut dhe e rubinit
me ndjesën e thjeshtë
për të mbetur gjallë

Mbase heshtjet e shumta
janë fole ledhatimesh
të të dashuruarve
frymë e ngrohtë
e gjitha qëllim
Mbretëreshë nate
në trupin e ujit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.