AKTUALITET

Vendimi për Dritan Dajtin, reagon ashpër Ministrja e Drejtësisë: I paprecedentë!

18:55 - 10.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e ka konsideruar një rast të paprecedentë vendimin e Gjykatës së Apelit për t’i hequr burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve.





Në një dalje për mediat, Gjonaj i bëri thirrje Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar që të kenë parasysh këto vendime që lirojnë bandat dhe të marrin masa ndaj gjyqtarëve që mundësuan uljen e dënimit.

Ministrja e Drejtësisë tha se mbështet Prokurorinë e Përgjithshme në qëndrimin e saj për ta ankimuar reduktimin e dënimit për Dritan Dajtin.

“Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjyqit të shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vjet burg për një të pandehur i akuzuar për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale.

Prej 48 orësh kemi punuar intensivisht për të adresuar një skandal të tillë të papranueshëm, të përmasave të tilla të pa tolerueshme të gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin në kundërshtim me ligjin për personin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve.

Duke ndarë revoltën legjitime të çdo qytetari përballë këtij lajmi të shëmtuar që vjen nga segmente, ku ende nuk ka arritur procesi i vettingut, duhet të theksoj se do të ndjekim të gjitha hapat me mjetet ligjore që jeta e 4 dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit në mungesë totale të profesionalizmit të disa gjyqtarëve që nuk meritojnë asgjë tjetër përveç se përbuzjes”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.