SPORT

Cungu: Kemi dalë kampionë nëpër media, por jo në fushë!

10:10 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, foli pas humbjes me Tiranën në “Gol pas Goli”, në “Supersport”, ku deklaroi: “Ndodhi ajo që po ndodh që në fillim të këtij sezoni të ri. Ekipi nuk po shfaqet me atë nivel si në dy fazat e para. Më shumë kemi folur për kampion, se sa kemi dhënë në fushë. Më shumë kemi dalë të parët me flamur për mediat dhe jo në fushë. Te Partizani kanë ndenjur më shumë me këmbë në tokë dhe kanë bërë më mirë se ne.




Partizan luan para? Edhe kjo indirekt ndikon. Lojtarët e mendojnë se duhet fituar me çdo kusht, por nuk fitohet me çdo kusht, fitohet duke zbatuar detyrat në fushë. Kjo i sjell edhe presion. Unë kam mendimin që ekipet rivale duhet të luajnë në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.