Kosova

“Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”

09:25 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, është shprehur i bindur se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s.



Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për këtë synim Kosova duhet t’i thellojë përpjekjet politike dhe diplomatike.

Ramadani ka mohuar çdo mundësi që moslargimi i taksës për mallrat serbe të ndikojë në raportet e FSK-së me ShBA-në, shkruan Express.

Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, këto dy gjëra nuk janë të lidhura mes vete.

“Partneriteti strategjik special me ShBA-në nuk është ad hoc, por i qëndrueshëm dhe i përgjithmonshëm”, ka thënë Ramadani.

Në këtë intervistë dhënë me rastin e shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Ramadani ka bërë thirrje që tërë skena politike dhe institucionale të reflektojë edhe një herë përkushtimin për të avancuar, mbrojtur dhe garantuar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *