AKTUALITET

Krimet e Rënda pranojnë kërkesën e Tahirit: Maratonës po i vjen fundi

14:42 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahirit. Kështu i ka lënë kohë Prokurorisë deri më 10 mars për të vendosur përfundimisht nëse do kalojë në gjykim, apo do mbyllen hetimet.




Pas përfundimit të seancës, Tahiri u shpreh se beson se i ka ardhur fundi kësaj maratone. “Akuza të padrejta dhe skandaloze ndaj meje. I falënderoj të gjithë pa masë që më kanë treguar që ia vlen të presësh për atë ditë që vjen drejtësia.

Për mua ka rëndësi drejtësia dhe besoj se i ka ardhur fundi kësaj maratone”.

Pyetjes së nëse do t’i rikthehet sërish politikës ai u shpreh: “Ka kohë për të gjitha”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.