AKTUALITET

Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës, shpëtohet një e moshuar

09:40 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një apartament është përfshirë nga flakët. Nga sa mësohet ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar, ku zjarri ka rënë në katin e katërt të pallatit, në pronësi e shtetases F.C.




Shërbimet zjarrfikëse pasi kanë mbërritur në vendngjarje kanë shpëtuar një grua 80-vjeçe, e cila ndodhej në banesë. Nga sa mësohet, ajo ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, që po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.