BOTA

SHBA-ja mund të përballet sërish me mbylljen e Qeverisë

11:44 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bisedimet e kongresit amerikan, mbi një marrëveshje sigurie kufitare, kanë ngecur duke rritur mundësitë që qeveria të mbyllet sërish.




Negociatorët po shpresonin për një marrëveshje ditën e hënë, për t’i dhënë kohë Kongresit për të kaluar legjislacionin deri të premten, kur përfundon marrëveshja e financimit federal.

Kongresmenët kanë qëndrime të kundërta, së pari në numrin e imigrantëve pa dokumente që mund të mbahen dhe së dyti tek fondet për murin e premtuar nga Presidenti Trump.

Mbyllja e mëparshme e qeverisë, që zgjati 35 ditë, ishte më e gjata në historinë amerikane.

Qindra mijëra punëtorë mbetën pa punë, ndërsa të tjerë kryesisht në shërbimet thelbësore si: spitale, kontrolli i trafikut ajror dhe zbatimi i ligjit, punuan pa pagesë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, nuk ishte e qartë se si negociatorët do të përpiqeshin të arrinin një marrëveshje, pasi nuk ishin planifikuar bisedime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.