AKTUALITET

Video intime dhe ngacmime seksuale ndaj minorenes, pranga drejtuesit të policisë

13:32 - 11.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Në qoftë se do t’i shikoni policët me krimin, dijeni që jam unë me krimin, në qoftë se do t’i shikoni policët të dehur, dijeni që po pi unë. Në qoftë se i shikoni policët të pasjellshëm, ta dini që po sillem unë keq. Pra, ata do të jenë fytyra jonë. Ata do të dalin më shumë në TV, në media, dhe do të na përfaqësojnë ne. Polici ushtari, janë fytyra e kombit, janë fytyra e Republikës. Ata i veshin simbolet.”




Ishte kjo deklarata e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi dhënë për emisionin Opinion. E siç duket figura e Policisë së Shtetit duket se është e rrënuar.

Në pranga këtë të hënë ka përfunduar drejtuesi i policisë Berhan Bajrakurti. Arrestimi erdhi pas publikimit të një video që i kishte dërguar një vajze 15-vjeçe.

Sipas denoncimit të nënës, drejtuesi i policisë së zonës Grumiere (Malësi e Madhe) prej kohësh e kishte ngacmuar vajzën e saj minorene duke e marrë në telefon dhe duke i dërguar video intime.

Por denoncimi i nënës shkon edhe më tej, teksa thekson se është kërcënuar nga vetë Berhan Bajrakurti, ndërsa në policinë e Shkodrës nuk kishin pranuar ta bënin denoncimin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.