AKTUALITET

Goditen 4 grupe kriminale në Itali e Shqipëri, zbardhen emrat e të arrestuarve

11:45 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Guardia di Finanzia në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë shkatërruar katër grupe kriminale italo-shqiptare, duke vënë në pranga 27 persona.




Operacioni i quajtur “Lulet e Pranverës”  është operacioni i parë i skuadrës së përbashkët hetimore mes autoriteteve italiane dhe shqiptare, teksa në pranga janë vendosur 21 shtetas shqiptarë dhe 6 shtetas italianë.

Operacioni është rezultat i një hetimi dy vjeçar nga prokuroria e Leçes në Itali. Nga autoritetet shqiptare u regjistrua procedimi penal i regjistruar 274/ 2016 për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupim i strukturuar kriminal”.

Operacioni është shtrirë në disa drejtori vendore të policisë së Durrësit, Vlorës dhe Lezhë gjatë harkut kohor të mbi dy viteve, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokurorë të çështjes nga pala shqiptare janë: Pranvera Pustina dhe Përparim Kulluri, të cilët kanë bashkëpunuar me prokurorët e Leces.  Ndërkohë që në videokonferencën e organizuar në Tiranë merrte pjesë edhe prokurori i Antimafias italiane, De Raho.

Sipas rezultateve të hetimit, në Vlorë janë arrestuar deri tani 6 shtetas: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj.

Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali.

Ndërkohë që në Itali janë arrestuar: Dorian Alikaj (34 vjeç), Altin Avduramani (46 vjeç), Ajet Çepaj (50 vjeç), Klaudio Fani (34 vjeç), Artur Malo (35 vjeç), Raul Zenunaj (40 vjeç), Giancarlo Desimone, Gianfranco Conestabile, Salvadore Santoro, Francesco Tarantini dhe Giuseppe Vanatagiato.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.