BOTA

SHBA, marrëveshje në parim për të shmangur mbylljen e qeverisë

10:57 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Demokratët dhe republikanët kanë arritur në parim një marrëveshje mbi sigurinë e kufirit për të financuar qeverinë amerikane dhe për të shmangur një tjetër mbyllje të pjesshme.




Negociatorët thanë se marrëveshja përfshin financime për disa barriera të reja në kufirin e SHBA-së me Meksikën.

Megjithatë, shuma nuk është as afër 5.7 miliardë dollarëve që presidenti Donald Trump ka kërkuar për ndërtimin e një murit.

Marrëveshja ende duhet të miratohet nga Kongresi dhe të nënshkruhet nga presidenti.

Presidenti Trump nuk u shpreh nëse do e mbështeste këtë marrëveshje, por theksoi edhe njëherë premtimin e tij.

“Ne do e ndërtojmë këtë mur gjithsesi”, tha ai.

Demokratët, të cilët tani kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, kanë refuzuar të miratojnë fondin prej 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit me Meksikën, një nga premtimet kryesore të presidentit Trump gjatë fushatës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.