AKTUALITET

Video-skandali me policin, Lleshaj shkon në Malësi të Madhe: Kush është denoncuesi?

11:09 - 12.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, vetëm një ditë pas video-skandalit të publikuar në media, ku efektivi i policisë, Berhan Bajrakurti duke ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, i dërgonte asaj video intime ka shkuar në Malësi të Madhe.




Lleshaj do të zhvillojë një takim me autoritetet lokale të kësaj bashkie, ndërsa është shoqëruar në këtë takim nga drejtori i policisë së Shkodër, si dhe kryetari i Malësisë së Madhe.

Ndonëse ishte parashikuar që të zhvillohej një takim në komisariatin e policisë, kjo është anuluar. Ndërsa ende nuk dihet se cilat kanë qenë porositë e ministrit të Brendshëm. ‘Po kërkojmë denonuesin, por nuk po e gjejmë”, – ka thënë Lleshaj.

Pas takimit me autoritetet lokale, ministri i Brendshëm, Lleshaj u shpreh për mediat se pyetja që duhet të ngrihet është: Kush është denoncuesi?

“Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja dhe e gjithë shoqërisë, na përfaqësojnë të gjithëve ne”. I pyetur se a ka ndonjë denoncim, ai tha: “Ai është i arrestuar nga policia. Policia  e shtetit po kërkon që mbrëmë dhe denoncuesi nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore. Kush është denoncuesi?”, – tha Lleshaj.

 

Një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Lleshaj u shpreh se ai identifikohet me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.