Rajoni

Aksidenti tragjik në Maqedoni, dy pistat ku po heton prokuroria

09:15 - 15.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria Publike në Maqedoni ka ngritur dy pista hetimi për aksidentin tragjik që i mori jetën 14 personave.




Përveç faktorit njeri, që në këtë rast është shoferi, ata urdhëruan që autobusit t’i kryhet kontroll teknik i detajuar nga Fakulteti i Makinerisë. Nga hetuesia thonë se dy prokurorët po punojnë intensivisht në vërtetimin e të gjitha provave që do të zbulonin shkaqet e aksidentit.

“Menjëherë pas aksidentit prokurori publik realizoi një bisedë me shoferin, por ai ka nuk ka dhënë detaje relevante për ngjarjen. Analizat e gjakut dhe të urinës flasin se në momentin e aksidentit tek vozitësi nuk është regjistruar prezenca e alkoolit, barnave apo substancave psihotrope”- thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Më kërkesën e tabulateve nga operatorët mobil, prokuroria do të vërtetojë nëse shoferi në momentin e aksidentit  ka qenë duke folur në telefon.

Nga Kompania “Durmo Tours” thonë se shoferi Manoil Trifunovski, gjendet në spital në Repartin e kirurgjisë në Klinikën “8 Shtatori”. Këtë e konfirmuan edhe familjarët, të cilët tregojnë për “Alsat” se gjendjen shëndetësore e shoferit nuk është e mirë.

Por, drejtori i Spitalit Hristijan Kostov tha se shoferi është në gjendje të qëndrueshme edhe është dërguar në mjekim shtëpiak.

“Kur bëhet fjalë për shoferin, ai ka lëndime të lehta trupore dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak që dje, pasi iu bënë ekzaminimet e duhura, ai është në gjendje të qëndrueshme dhe është lëshuar në kurim shtëpiak, më pas shërbimet e MPB-së kanë kontakt me atë”, pohoi Hristijan Kostov, drejtor i Klinikës “8 Shtatori”.

Ndërsa nga kompania “Durmo Turs” thonë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt.

“Autobusi ka qenë i prodhuar në vitit 2001, teknikisht çdo here ka qenë i kontrolluar dhe regjistrimin e fundit e ka bërë një muaj më parë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.