SPORT

Cungu: Jemi ende në luftë për titullin

15:51 - 15.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armando Cungu nuk ka ndërmend të ngrejë flamurin e bardhë. Shkodrani, që e ka parë veten në një presion shumë të madh në javët e fundit, beson se Kukësi i tij i ka të gjitha shanset për të rikuperuar, njëjtë siç bëri edhe në pjesën e parë të sezonit. “Kemi qenë edhe 12 pikë larg Partizanit në 2 fazat e para dhe te gjithë thanë që kampionati ishte i mbyllur. Futbolli i tillë është, si kemi gabuar ne, mund të gabojnë edhe kundërshtarët tanë.




Ne do të mundohemi të marrim maksimumin, atë që është e mundur në çdo ndeshje”, tha Cungu në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes. “Llogaritë janë shumë të thjeshta për ne, kërkojmë maksimumin në çdo ndeshje, kjo është e vetmja llogari që të bëjmë. Nuk më intereson si shkojnë kundërshtarët, të bëjmë punën tonë e të marrim maksimumin për çdo sfidë. Kjo është e rëndësishme për ne”,-tha tekniku i Kukësit. Trajneri ka planifikuar të bëjë ndryshime në formacion, por lë gjithçka të hapur deri në momentet e fundit. “Do të shohim nesër në fushën e lojës, nuk më pëlqen të flas para, do të shohim në stërvitjen e fundit. Edhe unë kam idetë e mia, mund të jenë edhe bashkë Rexhinaldo me Shkurtajn, e rëndësishme është që kushdo të zbresë në fushë, të japë maksimumin”,- përfundoi timonieri shkodran i verilindorëve.

Kukësi ka vetëm një mungesë ndaj Teutës, Olsi Teqjan, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Mbrojtësi është ndëshkuar në dy ndeshje me Tiranën, ndërsa me Kukësin ka marrë kartonë të verdhë ndaj Tiranës e Flamurtarit. Sakaq, e gjithë pjesa tjetër e futbollistëve janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë probleme dëmtimesh.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.