Nostalgji

Nostalgji/ Për inat të vjehrrës, shkova me mullixhinë! Fluturon …fluturon….Floriiii!

16:00 - 15.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Për inat të vjehrrës, shkova me mullixhinë!

Noçja sapo është ndarë me Olsin duke e quajtur të dashurin e saj si problematik me veten, ndërsa ky i fundit nuk e pranon ndarjen. Megjithatë gjatë kërkimeve tona se si e kalon kohën vajza e famshme e BB 1, gjetëm këtë fotografi të saj me Enean i cili ka qenë i dashuri i Ingrid Gjonit. Ajo ka kërcyer me të në një klub nate, madje dhe kanë dalë në fotografi së bashku duke pozuar. Ndërkaq nuk u desh shumë kohë të gjenim dhe inversin e situatës që përkon me Olsin dhe Ingridin të cilët janë fotografuar në pub duke komunikuar sëbashku. Se kush e bën për inat, atë vendoseni ju.

Fluturon …fluturon….Floriiii!

Që Flor Binaj ka pasion të imitojë Edi Ramën, këtë e shohim çdo fundjavë në spektaklin portokalli. Por ne nuk kemi ditur një tjetër pasion të tij: ja ku e shohim në këto foto tek “Albanian Open” të Alket Islamit. Pasioni i ri i Florit, por që ndërkohë e ka marrë me frikë, është ai fluturimit me parashutë. Në fakt, nuk është një iniciativë që e ka marrë vetëm, por me vete ka pasur edhe shoqërues, më saktë për të orientuar parashutën. Por më shumë sesa të kishte mendjen tek hedhja e vështirë nga Llogaraja, Flori, e ka pasur mendjen për të bërë fotografi, vetëm kështu, do të mund të tregonte se e kishte kaluar këtë sprovë të vështirë, të cilën duket po ashtu e ka marrë me sportivitet dhe humor. Por ne akoma nuk e dimë nëse Flori vërtet do të marrë përsipër vetë që të bëjë hedhje të tilla në të ardhmen.

Ky shkrim u botua më 16 Tetor 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.