BLUETOOTH

Jo më Kivanc Tatlitug, radhën e ka aktori shqiptar

18:00 - 16.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Së fundmi, aktori me origjinë shqiptare Can Yaman ka fituar çmimin “Aktori në rritje i vitit” në Turqi, pas disa roleve të suksesshme dhe sidomos rolin në serialin “Erkenci Kus”. Aktori 29-vjeçar e mori çmimin e madh në mbrëmjen gala të “GQ Turkey Men of the Year”, një event që u mbajt në Stamboll. “GQ Men Of The Year” shpërndau çmimet për burrat dhe gratë që spikatën përgjatë vitit 2018.




Yaman e nisi karrierën e aktrimit në vitin 2014, por popullariteti i tij u rrit ndjeshëm në vend me serialin “Erkenci Kus” që vijon transmetimin e suksesshëm në Turqi. Paraqitja dhe fiziku në përmirësim të dukshëm i Yaman ka bërë që të zgjerojë bazën e ndjekësve, veçanërisht tek femrat. Sipas medias turke, Yaman ka lindur në Stamboll nga një familje me origjinë shqiptare. Gjyshi i tij ka emigruar në Turqi nga Kosova, ndërsa gjyshja nga Maqedonia. Tashmë është radha e tij të korrë sukses dhe të adhurohet nga vajzat nëpër telenovelat turke!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.