Nostalgji

Nostalgji/ Rovena Stefa fiksohet keq. Kush janë divat e Eni Koçit?

16:00 - 16.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Rovena Stefa fiksohet keq
Këngëtarja Rovena Stefa, e ka shprehur gjithmonë pasionin dhe dashurinë e saj për fotografinë, andaj dhe shpesh herë në profilin e saj në facebook.com kemi parë albume nga fotografë të njohur, mes të cilëve dhe foto nga i famshmi Fadil Berisha. Duket se për fotot e këtij të fundit Rovena ka një debulesë të madhe… Prandaj, deri sa të vijë seti i rradhës Rovena ka vendosur që t’i riprodhojë disa herë fotot e Berishës në kompjuter, duke ndryshuar ngjyrën e fustanit me ‘photoshop’… Duke qenë se kjo gjë nuk është komentuar ende nga fansat, Rovena vijon të publikojë javë për javë, një foto të re, në të cilën veç ngjyrës së fustanit, ndryshon edhe tualeti i saj. Dhjetorin e kaluar këngëtarja Stefa, publikoi kalendarin e saj për vitin 2010 ku bënin pjesë dhe shumë prej fotove të Fadilit.

Kush janë divat e Eni Koçit?
Kënga që ka bërë xhiron e javës nëpër të gjitha web-sitet dhe që na rezulton të jetë edhe më e komentuara, është “Diva”… Dueti mes Eni Koçit dhe Capital-T, ka ngjallur shumë polemika tek dëgjuesit dhe shikuesit e këngës. Sidomos këta të fundit e kanë përfolur gjatë këngën për vetë fenomenin që trajton ajo. Kush mund të jenë vallë ‘divat’ false që Eni ironizon në këngë? Përgjigjen për këtë na e kanë dhënë fansat të cilët kanë shkruajtur në forume të ndryshme virtuale, emra këngëtarësh që sipas tyre përshtaten me performancat e balerinëve në prezantimin e Enit. Gjithmonë sipas tyre vajza e parë që del në skenë, simbolizon këngëtaret e tipit Gjyste Vulaj, të cilat janë të mbingarkuara me truk dhe aksesorë…i dyti përsëri duke iu referuar fansave simbolizon reperat alla Noizy, të cilët i ulin pantallonat aq shumë, saqë ndonjëherë edhe mund t’i bien në skenë… Pikëpyetjen më të madhe fansat e ngrenë për dy performancat e fundit… A mundet të ketë tallur Gentën dhe Adelinën, Eni në këngë? Pasi kërcimi i parafundit është tipik i Genta Ismajlit, sikundër balerina e fundit të sjell në mendje performancën e Adelinës një vit më parë në “Kënga Magjike”, e veshur me badi, duke zbritur shkallët nën një koreografi të veçantë. Këto janë disa nga pikëpyetjet që ngrenë fansat në lidhje me emrat specifikë të cilëve mund t’i drejtohet kënga… Por nga ana tjetër, Eni ndërsa prezantoi këngën sqaroi se ajo u drejtohej të gjithë atyre këngëtarëve që shesin trupin, duke përjashtuar në këtë mënyrë referencat ndaj ndonjë emri konkret… Nëse është kështu siç thotë publiku, emrat e sipërpërmendur ndonëse mund të bëjnë performanca të çuditshme, rezultojnë të jenë ndër artistët më të paguar në tregun shqiptar, si pasojë Eni i ka kolegë të mirë, duke qenë se dhe ajo bën pjesë në grupin e këtyre këngëtarëve shumë të preferuar…

Ky shkrim u botua më 16 Tetor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.