POLITIKË

Protesta para parlamentit, Basha mbledh kolegjin e kryetarëve

21:26 - 16.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i opozitës Lulzim Basha mblodhi Kolegjin e Kryetarëve të degëve për përgatitjet e protestës së radhës. Basha njoftoi anëtaresinë e kolegjit se protesta tjetër kundër qeverisë do të jetë ditën e enjte në orën 10:00 para parlamentit.




Burime për www.gsh.al konfirmojnë se Basha ka kërkuar prej tyre përgatitje intensive për një proteste masive me përmasat e protestës së sotme para kryeministrisë. Sipas burimeve në protestën e së enjtes do të ketë sërish protestues nga rrethet ndërkohë që qëllimi është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie transitore e cila të garantojë votën e shqiptarëve përmes zgjedhjeve të parakohëshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.