SPORT

Trajneri i Teutës, Shkëmbi: Komplimente lojtarëve, të vazhdojmë kështu

14:55 - 16.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkëmbi është bërë me ‘krahë’. Fitorja e Teutës ishte vërtetë e madhe dhe ky moment duhet shijuar. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, ai falënderoi lojtarët për atë që dhanë në fushë: “Fituam një ndeshje të vështirë, por objektivi vazhdon të jetë i njëjtë të arrijmë Europës.




Duhet të marrim sa më shumë pikë. Duhet të përmirësohemi edhe më shumë, më pëlqen si luajmë futboll. Jam i kënaqur me Bushiçin, por ai nuk është në 100%, edhe pse ne presim shumë nga ai. Ky ekip po krijon baza të forta për vitin tjetër dhe shpresoj të kemi kohën dhe për vitin tjetër, por duke pasur sukses këtë sezon. Agresiviteti e bën skuadrën të ndjehet më mirë dhe nuk diskutohet që mua më pëlqeu shumë. Edhe pjesa e parë ishte shumë e mirë. Dua t’i komplimentoj të gjithë futbollistët, por të gjithë bashkë kemi ruajtur qetësinë edhe pas rezultateve jo të mira. Shpresoj të vazhdojmë kështu”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.