Kryesore

Lulzim Basha merr vendimin drastik: Do të djegim mandatet

14:49 - 17.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Basha duket se ka mbërritur në një tjetër vendin. Ditën e sotme lideri i opozitës ka bërë me dije se do ti propozojë grupit parlamentar djegien e mandateve. “Ju kërkoni dhe prisni që ne t’i prijmë ndryshimit. Ne kemi ndjekur të gjitha rrugët institucionale por përballë nuk kemi një parti politike, një qeveri politike të zgjedhur nga qytetarët, për ballë kemi një bandë.




Duke iu falënderuar për besimin e demonstruar dje ju siguroj se kam dëgjuar dhe kuptuar mesazhin tuaj. Kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe është derdhur, thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar. Ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti. Ndaj unë jam sot këtu për tju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”, deklaroi kreu i PD.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.