Nostalgji

Nostalgji/ Vera Grabocka, jetë nate me Gerd Vason

12:41 - 18.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Vera Grabocka, jetë nate me Gerd Vason




E kush nuk e njeh Vera Grabockën!!!!! Por ama e njohim për spektaklet shumë të mira që realizon në TV. Gjithmonë ka shkëlqyer, aq sa, gjithmonë ka qenë enigmatike për jetën e saj private. Vera në fakt, nuk është njeri që del shpesh në media, është më së shumti ajo që rri pas kuintave sesa del hapur në televizion. Por, edhe Vera nuk mund t’u fshihet paparacëve. Dhe ja tek e shohim në këto foto. Vera gjendet në formë, dhe jo vetëm në anën e saj fizike, por edhe sa i përket argëtimit të saj me rininë.


Vera di të kërcejë në disko, dhe kjo duket fare mirë nga fotot. Madje jo vetëm që kërcen, por preferencat e saj janë për të zgjedhur meshkuj që dinë ta bëjnë këtë gjë. Dhe ku e shohim duke kërcyer me Gerdi Vason, një balerin i njohur dhe një kërcimtar shumë i mirë. Vera duket shumë e lumtur, dhe kërcën gjithë pasion. Të gjithë thonë se në fakt Vera nuk është një frekuentuese e jetës së natës, por nga ana tjetër është një kërcimtare shumë e mirë. Ajo përvecse kërcen rrok, duket se kërcimi i jep emocione të veçanta. Ndoshta Timo Flloko (bashkëshorti i saj) nuk e shoqëron dot në jetën e natës, por Vera fare mirë mund të shfrytëzojë të gjitha eventet që i bën me rininë dhe mund të jenë një mundësi që të argëtohet me të rinjtë. Ndokush mund të thotë se Vera ka martuar vajzën dhe jo..nuk i shkon jeta e natës. Fotot, na e bëjnë shumë të qartë të kundërtën e këtij pohimi. Vera duket më në formë se kurrë, madje nën shoqërinë e Gerdi Vasos dhe me kërcimet e tij duket edhe shumë rinore, duke i shkuar më shumë për shtat jo roli i gjyshes, status të cilin ajo e ka aktualisht, por modeli i një femre që di të argëtohet. Por veç kësaj, sigurisht, Vera nuk mund të lërë pas dore spektaklet, të cilat, edhe pse di ti përshtasë për publikun shqiptar, duhet më shumë t’i modernizojë sipas standarteve të reja të spektaklit. Dhe këtë në fakt Vera nuk e harron kurrë, përsa kohë kalon më shumë kohë me rininë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.