Kryesore

“E duam Zahon dhëndër në Pukë”, qytetarja i bën kërkesën e çuditshme Ramës

15:11 - 19.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me banorët e Pukës. Gjatë fjalës së tij nuk kanë munguar as akuzat kundrejt opozitës, për të cilën kryeministri u shpreh se po bëhen pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.




“Opozita është pa vizion, pa lidership dhe pa ide. Edhe në opozitë ata janë pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE’, tha Rama.

Mirëpo, në këtë takim nuk kanë munguar as batutat. Numri një i Qeverisë, Rama, ka marrë një kërkesë të “çuditshme” nga një banore e zonës.

“Duke qenë se Kryeministri i ka respektuar shumë, një kërkesë kam unë. Zahon e vogël do e bëjmë dhëndër në Pukë”, u shpreh qytetarja.

Por nga ana tjetër, kryeministri iu përgjigj: Ai u shpreh se nuk është politika si të tjerët që bëjnë premtime, ndaj këtë gjë nuk e premtonte dot.

“Po të isha politikan si të tjerët do thoja patjetër. Por këtë nuk e premtoj dot. Shaka, shaka por këtë nuk e premtoj dot”, u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.