Nostalgji

Nostalgji/ Adrijan Gaxha: Me Luanën, dashuri me shikim të parë. Prita një vit sa të rritej, pastaj i propozova

13:11 - 19.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Adrijan Gaxha: Me Luanën e TOP-it, dashuri me shikim të parë, “Prita një vit sa të rritej, pastaj i propozova”




Nuk i pëlqen aspak të flasë për lidhjen aktuale, duke qenë se nuk ka përvoja të mira nga publikimi i lidhjeve të mëparshme, megjithatë kur vjen puna për “Bluetooth”, ndryshojnë gjërat… Këngëtari i famshëm maqedonas, Adrijan Gaxha, rrëfen në këtë intervistë ekskluzive për faqet e së shtunës, detaje të pazbuluara më parë nga karriera dhe jeta e tij private…

Rikthehesh këtë vit në festivalin “Kënga Magjike”. Cili është subjekti që trajton kënga dhe me kë ke bashkëpunuar për realizimin e saj?
Këngën e kam bërë vetë, është nga produksioni im. Është një këngë house me tematikë dashurie. Tani jam duke përgatitur vetë edhe koreografinë. Dua të jetë një produkt komplet i imi, me këngë, me koreografi, me të gjitha.

Ç’është gjithë kjo dashuri e jotja për baletin, kërcimin? Si ka lindur?
Po, prej i vogël kam kërcyer, që kur kam lindur, kam filluar që në klasën e parë në shkollën fillore të marr pjesë nëpër manifestimet e shkollës, pastaj më merrnin këngëtarët e njohur të Maqedonisë nëpër koncerte deri në moshën 10-vjeçare.

Është baleti një nga pikat e përbashkëta që keni ti dhe Luana?
Epoo…Po, sidomos tangoja… (qesh)

Nga këngët që ke ndjekur deri më tani tek “Kënga Magjike”, cila të ka lënë më shumë mbresa? Cilën do të vlerësoje me më shumë pikë?
Këtë do e tregoj pak më vonë, kur t’i dëgjoj deri të gjitha këngët sepse akoma s’mund të veçoj. Në fakt ato që i kam ndjekur deri tani janë boll këngë të mira, po vërehet që dhe ne ecim me kohën.

Të pëlqen sistemi i votimit në “Kënga Magjike”? Je dakord me këtë sistem, nuk mendon se krijohen armiqësi dhe inate mes kolegëve?
Në të vërtetë është pak e rëndë. Do mundohem maksimalisht të jem sa më i drejtë dhe t’i ndjek mirë këngët dhe interpretimet e të tjerëve në mënyrë që atë që do ta votoj ta meritojë me të vërtetë pikën.

Synon ndonjë çmim në këtë edicion?
S’di ta them tamam, pasi është projekti im i parë, është kënga ime, është koreografia ime, dhe nuk e di… Dua vetëm të pëlqehet puna ime, ky është çmimi që e dua më së shumti.

Si lindi kjo ide për të kompozuar vetë një këngë?
Çdo herë kam dashur të krijoj muzikë, për këtë edhe kam mësuar në shkollë. Prej fillimit kur kam kënduar e kam ëndërruar që një ditë ta kem studion time dhe të krijoj vetë atë muzikë që unë e dua. Sepse për veten njeriu e di më së miri se çfarë i shkon, çfarë këngë, çfarë stili…

Për çfarë je arsimuar konkretisht?
E kam mbaruar shkollën e ulët të muzikës, pastaj të mesmen edhe këtu edhe në Gjermani…

Po të lartën?
Jam në vit të dytë njësoj për muzikë.
Ke kompozuar këngë edhe për këngëtarë të tjerë?

Po kam bërë këngë për këngëtarë maqedonas.

Mund të na përmendësh një emër?
Për Berkanin, po bëj një këngë për nota fest, që besoj se do të pëlqehet…

Dimë që je një ndër këngëtarët më të paguar në diasporë. Sa fiton zakonisht me koncertet që bën?
Fitoj, po s’kam përcaktim, nuk kam një tarifë fikse, këndoj edhe për bamirësi…

I rikthehemi edhe një herë kompozimit, çfarë të frymëzon më së shumti për të bërë muzikë? Është Luana muza jote?
Eepooo, pa frymëzim, njeriu s’bën asgjë…

Kush është frymëzimi? Dashuria? Luana?
Njeriu mundet prej gjithçkaje të frymëzohet… Ka edhe ashtu rastesh, dashuria është frymëzim normal, sidomos kohët e fundit…
Meqenëse jemi tek dashuria, si u njohe me Luanën?
Jemi njohur rastësisht në Tiranë në një lokal para katër vitesh, por atëherë kemi qenë më të rinj dhe kemi qenë vetëm shokë në fillim, por si kalonte koha aq më shumë u afronim.
Më pas si lindën ndjenjat? Si e propozove?
Po unë që momentin e parë kur e pashë të them të drejtën u dashurova, por meqenëse ajo ishte pak e vogël, prita kohën e duhur dhe pas një viti u lidhëm.

Sa e vështirë është lidhja kur ekziston largësia?
Është natyrisht shumë rëndë.

Sa shpesh takoheni? Fakti që Luana banon në Shqipëri të ka lidhur më shumë ty me Shqipërinë, apo e ka lidhur Luanën më shumë me Maqedoninë?
Jo, unë çdo herë e kam dashur Shqipërinë, edhe kur s’kam pasur punë ose një arsye të fortë për të ardhur, kam ardhur atje. Më pëlqen.

Ok, po gjithsesi lidhja me Luanën të ka bërë që të vish pak më shpesh besoj, apo jo?
Normale, po edhe sikur të mos ishte lidhja, unë prapë do të kisha ardhur…

Ky shkrim u botua më 13 Nëntor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.