SPORT

Qarri nuk humbet kohë, Stojku merr Kamzën

12:00 - 19.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ernest Gjoka u largua vetëm përpara 24 orësh nga drejtimi i Kamzës, menjëherë pas humbjes shtëpia 1-0 me Kastriotin, humbje që e zhyti Kamzën në vendin e fundit të renditjes, ndërsa krutanët u ngjitën në vendin e parafundit me 19 pikë, 3 më shumë sesa Kamza, dhe kanë shpresa të shpëtojnë sezonin. Dorëheqja e Gjokës u pranua nga presidenti Qarri, ndërsa sot ai nuk ka humbur kohë për të zgjedhur pasuesin e Gjokës.




Do të jetë Gentian Stojku trajneri i ri i Kamzës. Elbasanasi ishte në krye të Erzenit, por pasi ka marrë ofertën e një klubi të superiores, 44-vjeçari ka pranuar të përqafojë menjëherë mundësinë e ardhur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.