Nostalgji

Nostalgji/ Linda Rama, këpucë me taka të larta për të arritur Edin

16:00 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Linda, këpucë me taka të larta për të arritur Edin




E kuptojmë, Linda Rama nuk është shumë e gjatë, por ndërkohë për tu afruar me kreun e PS, bashkëshortin e saj Edi Rama mban taka shumë të larta. Këtë e pamë në daljen e tyre të parë publike pas martese, pikërisht ditën kur bëheshin festimet e Bajramit dhe çifti Rama u shfaqën së bashku në sheshin pranë Ushtarit të Panjohur ku shtruan edhe një drekë bamirësie për besimtarët e varfër myslimanë.

Por shikoni këto këpucë që ka veshur zonja Rama. Janë shumë elegante sigurisht, të kombinuara shumë mirë me veshjen e saj, dhe kanë një gjë tjëtër: takat e tyre janë shumë të lartë. Kjo ndoshta bëhet edhe për shkak të gjatësisë së kryetarit të PS, dhe zonja Rama do të përshtatet me gjatësinë e bashkëshortit të saj. Ndërkohë, përvecse janë me taka shumë të larta, dhe në pjesën e përparme ato janë po ashtu disa centimetra të ngritura nga toka. Që do të thotë, se Linda tani nuk do të përdorë këpuce me taka të ulta, do të duhet ti përshtatet shumë mirë kryeatrit të Partisë Socialiste.

Dalja publike
Që pas martese, kjo është hera e parë që çifti Rama shfaqen së bashku. Deri tani nuk i kemi parë askund dhe fotot e vetme të tyre që qarkullojnë ende janë ato që u servirën nga vetë zyra e shtypit të kreut të PS për dasmën e tyre. Sikurse e vini re në këto foto që paraqesim për ju, ata duken shumë të lumtur me njëri tjetrin. Gjatë gjithë kohës zonja Rama ka treguar shumë finesë dhe elegancë, e veshur në një mënyrë shumë të thjeshtë por elegante gjithashtu. Nuk ka harruar të vishet me të zeza, ku në pjesën e sipërme nuk ka një xhaketë, por që gjithë veshja e saj shkon shumë mirë në eventin ku ata janë prezantuar së bashku. Ndërkohë ka pasur shumë thjeshtësi nga ana e nuses edhe në tavolinën ku kanë qëndruar në këtë drekë Bajrami. Linda është kujdesur që të flasë me të gjithë, dhe ti takojë pjesën më të madhe të tyre. Kjo do të thotë se bashkëshortja e Edi Ramës, do të kryejë më së miri edhe performancën e saj si zonja e kryetarit të PS, duke u dashur jo pak edhe nga njerëzit e thjeshtë.

Linda dhe Edi Rama u martuan në fund të muajit tetor, në një ceremoni madhështore zhvilluar në restorant Xibraku. Ata të dy kanë vendosur të jetojnë në Tiranë në një shtepi me qira, e cila gjendet në afërsi të Drejtorisë së Policisë. Shtëpia e modeluar thjesht, duket se është mbushur më së shumti me shumë dhurata që ciftit Rama iu bënë nga pjesa më e madhe e miqve të tyre.

Ndërkaq, martesa u mirëprit nga dy fëmijët e tyre, Reas dhe Gregut. Menëjherë pas dasme, ata kanë shkuar së bashku në një pushim pesë ditor në Bruksel, Paris e Strasburg duke shijuar qëndrimin me fëmijet, por duke e shfrytëzuar edhe për politikë. Më pas, Linda i është kthyer në Tiranë aktivitetit të saj të përditshëm , që ndryshon nga ai i mëparshmi, sepse tashmë është gruaja e kryeatrit të opozitës.

Ky shkrim u botua më 20 Nëntor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.