Kryesore

Rrëfimet e të mbijetuarve projektohen te ish-shtatorja e Hoxhës

12:08 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Njeriu arriti të ndërtojë̈ shumë mure ndarëse, por edhe arriti t’i shembë̈ ato, për këtë “muri” u kthye në element simbolik, i cili simbolizonte mbylljen hermetike të shoqërisë̈, duke kuptuar që ishte pikërisht vetë Ai që e ndërtonte atë…Të gjithë ne jemi në zhvillim të vazhdueshëm dhe pa ndërprerë̈ fizik, mendor, shpirtëror dhe politik…Të gjithë ne e dimë tashmë që muret nuk janë gjë tjetër veç simbolizmi i një kubi të mbyllur anti human, anti komunikim”.




Në përkujtim të rrëzimit të shtatores së diktatorit, Autoriteti për Informim​in mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe Bashkia e Tiranës, projektojnë instalacionin “Edhe muret kanë veshë”, i bazuar mbi dëshmitë e të mbijetuarve të krimeve komuniste. Projektimi bëhet të mërkurën me 20 shkurt në orën 18:00 në vendin ku ka qenë shtatorja e diktatorit.

“Edhe muret kanë veshë” është një angazhim publik i ardhur  në formën e një projekti artistik, nga artistja Alketa Xhafa Mripa, e cila qëndron mbas projektit “Mendoj për Ty” – përkujtimore, e cila e bëri kombin e Kosovës të dhurojë dhe të ndejë 5,000 fustane dhe funde në një stadium futbolli në nder të viktimave të abuzimit seksual përgjatë luftës së vendit në 1998-1999.

Me “Edhe muret kanë veshë” Xhafa-Mripa po tenton të futet thellë nën lëkurën e dëmtuar nga dhimbja dhe mohimi i elementit thelbësor të ekzistencës njerëzore: LIRISE INDIVIDUALE dhe Lirisë̈ së mendimit të hapur! Artistja tenton të jete urë-element në histori, duke marrë shtysë nga përgjegjësia e forcës së aktit publik duke mos konsideruar artin bashkëkohor si medium “të ngushtë” të ekspozuar nëpër hapësira konvecionale si: muze, galeri etj.. Por ajo e propozon hapësirën urbane si kolektor bashkëveprues me vepra instalative-performative, duke i dhënë një sens gjigantesk sensibilizimit kolektiv ndërkombëtar. Vepra e saj është një open-space-memory, ku kufiri i publikut me artin konceptual nuk ka asnjë̈ problem konfliktual, përkundrazi e bën veprën e saj akoma më shumë të drejtpërdrejtë dhe përfshirëse, pikërisht kjo e shton me shumë intensitetin e pyetjes: a mund arti të ndikojë mbi politikat e gabuara? Artistja ka udhëtuar përmes Shqipërisë (përgjatë periudhës 19 – 28 shkurt 2018), dhe ka dokumentuar shumë dëshmi nga personalitete të artit, intelektualë apo njerëz të thjeshte, të cilët kanë përjetuar dramën e tyre personale nëpër burgjet çnjerëzore të regjimit komunist.

Rrëfimet janë hedhur në një uebsite dygjuhësh, anglisht-shqip për Shqipërinë dhe shqiptarët. Aty dokumentohen histori gojore – duke sjellur rrëfime personale prej atyre që kanë kaluar vështirësi të paimagjinueshme, nga ata që kanë mbijetuar deri më sot për të ndarë dhimbje e histori me të tjerët dhe gjeneratat e reja.

‘EDHE MURET KANË VESHË’

EDHE MURET KANË VESHË është platforma e rrëfimeve të mbledhura nga AIDSSH. Me historitë e mbledhura me kujdes dhe përgjegjësi, përmes zërave të padëgjuar, AIDSSH i jep një shans më shumë mbështetjes së kërkimit shkencor dhe edukimit qytetar, krahas qasjes së papenguar në dokumentet e Sigurimit të Shtetit në diktaturë.

Metodologjia e EDHE MURET KANË VESHË u zhvillua në kuadër të projektit “Përkujtojmë për të Shëruar dhe Parandaluar”, i zbatuar nga AIDSSH, me mbështetjen e UNDP Shqipëri dhe qeverisë së Italisë. Formati i pyetjeve u zhvillua me këshillën e studiuesve nga Instituti i Historisë dhe AIDSSH. Transkriptimi u bë në zyrat e AIDSSH, ku dhe ruhen rrëfimet e regjistruara me zë dhe figurë. Në dukje e thjeshtë, kjo është punë shumë voluminoze dhe e kujdesshme, dhe AIDSSH falënderon të gjithë kontribuesit, por sidomos të mbijetuarit që, ndonëse në pjesën më të madhe kanë moshë të thyer, na i besuan me durim kujtimet e tyre të dhimbshme.

Këto dëshmi do të administrohen me kujdes dhe do t’i vihen në dispozicion çdo studiuesi, në çdo kohë, sipas rregullave të arkivave në Republikën e Shqipërisë dhe vullnetit të qytetarëve që na kanë besuar rrëfimet, përmes marrëveshjes që kanë nënshkruar me intervistuesin. AIDSSH merr përsipër të administrojë dhe ruajë këto regjistrime, me standardin e një arkivi të vyer historik.

Historitë e rrëfyera në këtë platformë hapin faqe të historive personale që premtojnë dhimbje, lot e vuajtje. Por dialogu shoqëror që synojmë të edukojmë e zhvillojmë për të shkuarën mund të realizohet vetëm nëpërmjet kësaj hapjeje e dokumentimi. Sepse është përballja me të vërtetën ajo që e çon shoqërinë drejt shërimit dhe rivendos ekuilibra. Kjo përballje nënkupton edhe zbardhjen e fateve të të pafajshmëve dhe nderimin i sakrificës së atyre që ia dolën me dinjitet njerëzor, duke njohur përjetimet e tyre, përmes zërave të tyre. Ky është hapi i rëndësishëm që hedhim sot.

Kujtesa historike është në themel të identitetit dhe trashëgimisë së individëve e bashkësive. Ajo luan rol në ndërtimin e raporteve mes grupeve të ndryshme të shoqërisë. Mungesa e saj mund të jetë edhe burim i tensioneve apo konflikteve. Iniciativa të tilla të përkujtimit, dokumentimit historik e më gjerë, të gjitha bashkë luajnë rol në krijimin dhe zhvillimin e një pikëpamjeje historike të individëve e grupeve të caktuara dhe janë mjete komunikimi të diskutimit lokal apo kombëtar a më gjerë.

“Tregimi im, është detyrim moral për prindërit e mi, për veten time, për ju o bij, për bashkëvuajtësit e mi dhe për shoqërinë”,-shprehej një nga të mbijetuarit që dëshmoi kalvarin e vet gjatë diktaturës. Pikërisht ky është motivi që na shtyn përpara në punën tonë.

Gentiana Sula është kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe nismëtare e projektit të dëshmive gojore dhe krijimit të arkivit e platformës përkatëse pranë AIDSSH.

 

 

SHPREHJET E TË MBIJETURAVE

– Një popull pa kujtesë nuk është popull me dinjitet.

– Duhet thye heshtja! Kjo heshtje e thellë më tmerron.
– Nëpër burgje e kampe ishin ndër fisnikët e rrallë të kombit shqiptar…

– Ne trajtoheshim sikur nuk ishim pjesë e kombit, lum kush na godiste më shumë, mjerë kush na përkrahte!

– Sigurimi i Shtetit qëndronte mbi gjithçka. Ai bënte edhe shiun, edhe diellin në Shqipëri.

-Njerëzit duhej të jetonin me ankthin e një pasigurie të plotë.

-“Fajet” tona ishin prodhime të fantazisë së tyre të sëmurë.

– Shpifja, në praktikën e punës së hetuesisë, quhej “art profesional”.

-Si arsimtarë, pamë lakuriq gënjeshtrën e madhe që mbillej e kultivohej me kujdes.

-Që në moshën gjashtëvjeçare u njoha me qelinë apo birucën

-Jeta për ne ishte “mollë e ndaluar”.

-Ne rriteshim duke u bindur se “revolucioni” kërkonte viktima dhe ne ishim kurbanët e kapur për të.

-Në atë kohë, ishte zgjuarsi e prakticitet t’i fshihje aftësitë e tua.

-Kur të flasësh, mbulo kokën me jorgan, që mos të të dëgjojë njeri!

-Që kur arrestoheshim, derisa liroheshim ose vdisnim, ishim vetëm një numër.

-Ai që kishte mbjellë vëllavrasjen na predikonte dashurinë, si “baba i kombit”.

-Ne ishim fatkeqë, stoikë dhe ëndërrimtarë të palodhur.

-Hyra në jetë gati i plakur, pa familje dhe pa shpresë për të krijuar një të tillë.

-Mosdenoncimi i krimit nga fajtorët dhe ndjesa e munguar është “tragjedia e dytë shqiptare”.

-Ne s’e humbëm besimin tek e mira dhe shpëtuam kryesoren, duke mbetur njerëz.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.