AKTUALITET

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e një banese në Elbasan

12:22 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme, pikërisht në lagjen “Haxhias” në qytetin e Elbasanit.




Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banese në ndërtim. Gazeta Shqiptare ka siguruar pamjet e para nga venndngjarje.

Paraprakisht dyshohet se kanë shpërthyer disa fishekë, pasi policia ka gjetur të fshehur në shkurre në oborrin e banesës.

Në njoftimin e saj, policia bën të ditur se: “Në lagjen ‘Haxhias’, Elbasan, në një banesë të rrënuar ka rënë zjarr. Nga hetimet paraprake dyshohet se në shkurret rreth banesës kanë qenë të fshehur disa fishekë të vjetër, të cilët si pasojë e zjarrit kanë plasur”.

Nuk ka asnjë të lënduar ndërsa shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë ndodhen në vendgjare dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.