AKTUALITET

Skandali me tenderat në MD, Manjani flet pasi marrjes në pyetje: Nuk kam pse…

15:54 - 20.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është marrë sot në pyetje nga Prokuroria lidhur skandalin me tenderat.




I pyetur nga Gazeta Shqiptare për këtë çështje, ai tha se nuk dëshiron të flasë pasi nuk ka pse jep shpjegime, për aq kohë sa nuk është më ministër.

Pra unë nuk mbaj tashmë asnjë detyrë publike, e për pasojë nuk kam asnjë barrë të jap shpjegime publike për këtë gjë. Gjithçka kam pasur për të ndarë me publikun e kam bërë, kur unë mbaja detyrën publike.

Sot jam qytetar i lirë dhe pa asnjë hezitim jap shpjegimet e mia në çdo institucion hetimor. Këtë gjë e bëj në diskrecion të plotë dhe në respekt të ligjit. Mosdhënia e shpjegimeve do ishte anomali jo e kundërta.

Dhe vajtja ime atje nuk kishte asnjë status tjetër veç se të dëshmitarit. Përmbajtja e dëshmisë është konfidenciale”.

Ish-ministri

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është marrë ne pyetje nga oficeri i policisë gjyqësorë në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me dosjen e abuzimit me tenderat në këtë institucion në kohën kur ai ishte ministër. Bëhet me dije detaje nga deklarata e ish-ministrit përpara prokurorëve. “Kam firmosur praktikat për shkak të detyrës dhe sipas relacioneve përkatëse të ardhura nga sektorët përkatës. Pra kam qenë në pozicion që nuk jam marrë me teknikalitete”, – mësohet të ketë thënë Manjani në Prokurori.

Kujtojmë se disa javë më parë, u vunë nën masë sigurie, 11 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, pas dyshimeve për abuzim me 5 tenderë të dhënë në periudhën 2016-2017. Për drejtorin Ekonomik Aurel Lamçe dhe specialistin e IT Arlind Alikajn gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për Juliana Hoxhën, ish sekretaren e Përgjithshme në MD. Gjithashtu gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për specialistin tjetër të IT Lusien Ali, i shpallur në kërkim. Për 8 zyrtarë të tjerë, u caktua masa “detyrim paraqitje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.