AKTUALITET

“Mik, para ose parti…” Ankesat e infermierëve në vesh të shurdhër

15:30 - 22.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro  – “Gazeta Shqiptare” ka kontaktuar ditën e djeshme me disa prej punonjësve të shëndetësisë që kanë aplikuar për vend pune në portalin “Infermierë për Shqipërinë”. Ata e kanë cilësuar si një gënjeshtër të madhe këtë portal, pasi sipas tyre, punësimi mund të arrihet vetëm me mik, para ose parti politike. “S’e kuptoj si arrini t’i besoni këto gënjeshtra, në punë futen ata që kanë lekun, mikun dhe më e rëndësishme partia! Është me mik pjesa e portalit, por ka dhe nga ata që kanë patur fat e kanë fituar. Edhe un kam një shoqe që ka filluar punë me portal, por e padrejtë është  pjesa e pikëve ku s’na vlerësojnë për aq sa meri-tojmë në testim”,-thotë infermierja me inicialet T. T për ‘GSH’.




Ata më tej theksojnë se ankesat e tyre nuk janë marrë për bazë nga institucionet përgjegjëse. “Janë bërë shumë pa-drejtësi. Në vlerësimin si të dosjes si të provimit dhe asnjë ankesë nuk është marrë për bazë. Kanë qenë pyetje të thjeshta të profesionit pasi kam 8 vite pune si dhe master sh-kencor, por dosja më ësh-të vlerësuar me 6.3 pikë”,-thotë një tjetër in-fer mier me inicialet G.GJ.

ANKIMIMI
Pavarësisht kërkesave të tyre për rishikim teze, mesa duket deri më tani ankesat e punonjësve të shëndetësisë kanë rënë në vesh të shurdhët. “Unë jam penalizuar në portalin e parë. Nuk fillova punë me 50 pikë. Edhe tani në portalin që dhashë provimin në 10 shkurt 2019 nuk mora vlerësimin e duhur. Kërkoj rishikim të testit që të bindem!”, – thotë infermierja O.T për Gazeta Shqiptare. 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.