AKTUALITET

Abuzimi me mallrat e tenderave, s’përputhen me kërkesat e garës

11:48 - 23.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mallrat apo artikujt e dorëzuar pranë institucioneve shtetërore nga kompanitë që fitojnë tendera publikë nuk janë sipas specifikimeve teknike mbi bazën e të cilave janë paraqitur, vlerësuar dhe shpallur fitues. Konstatimi ka ardhur nga Agjencia e Prokurimit Publik, pas analizimit të formularëve të dërguar nga autoritetet kontraktore, mbi procesin e zbatimit të kontratave si dhe raportet e monitorimit të përcjella nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Nisur nga kjo situatë, APP është mjaftuar duke kërkuar nga autoritetet kontraktore që të verifikojnë mallrat e dorëzuar, nëse ato përputhen me specifikimet e bëra gjatë garës tenderuese.




Por, nuk ka shkuar më tej për të analizuar nëse në këtë rast kemi elementë të garës së pandershme, duke qenë se operatorët e ekonomikë duhet të përmbushin kriteret e përcaktuar për t’u shpallur fitues. Si pasojë e këtyre shkeljeve, mund të përjashtohen nga gara operatorë ekonomikë që paraqesin oferta më të ulëta, çka do të sillte edhe më pak shpenzime për një shërbim të caktuar dhe nga ana tjetër dëmtohet konkurrenca e ndershme mes kompanive, si pasojë e skualifikimeve të padrejta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.