AKTUALITET

ATP çon në gjykatë për vlerësim 6 950 dosje pronash

16:20 - 24.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Agjencia e Trajtimit të Pronave mbyll procesin e vlerësimit financiar të dosjeve të ish-pronarëve, por pa mundur të përfundojë procesin për 6 950 dosje. Me anë të një njoftimi ATP u kërkon pronarëve t’i drejtohen gjykatës për të marrë vlerësimin dhe kompensimin e pronave, pasi prej tre vjetësh nuk ka mundur të përfundojë shqyrti-min e tyre. ATP kishte marrë përsipër të kryente vlerësimin për 16 462 pronave brenda tre viteve, por ky afat skadoi dje, në 23 shkurt. Pronarët që presin të marrin kompensimin për pronën kanë aplikuar që në vitin 2015, por deri tani jo vetëm që nuk kanë marrë kompensimin, por as nuk janë njohur ende me vlerësimin financiar. “Sipas përcaktimeve të nenit 15 të ligjit, afati i vlerësimit të vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën për kompensim nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave përfundon në datën 23.02.2019. Sa më sipër, Agjencia e Trajtimit të Pronave, me anë të këtij njoftimi informon subjektet e interesuara përmbylljen e procesit të vlerësimit financiar të vendimeve që kanë njohur të drejtën e kompensimit. Gjithashtu, Agjencia e Trajtimit të Pronave është e gatshme dhe për çdo informacion apo paqartësi, ju fton të paraqiteni pranë sporteleve të institucionit”-thuhet në njoftimin e botuar dje në faqen zyrtare të ATP-së. Gjithashtu ATP bën me dije se procesi i ndarjes së Fondit të Kompensimit të Pronave vazhdon deri në kompensimin, sipas përcaktimeve të këtij ligji, të të gjitha subjekteve që disponojnë vendim përfundimtar kompensimi dhe brenda afatit të përcaktuar.




Kërkesat
Agjencia e Trajtimit të Pronave u kërkon ish-pronarëve t’i drejtohen gjykatës së shkallës së parë, për të kërkuar trajtimin e kërkesës së tyre. Agjencia do të njoftojë të gjithë pronarët për dosjet që nuk kanë një vlerësim dhe më pas do t’ju vërë në dispozicion të gjithë dosjet e aplikimit. “Agjencia e Trajtimit të Pronave, me anë të këtij njoftimi informon të gjithë subjektet, të cilëve nuk i është trajtuar kërkesa, se mbështetur në nenin 34 të ligjit 133/2015, mund t’i drejtohen gjykatës së shkallës së parë, për të kërkuar trajtimin e kërkesës së tyre. Gjithashtu, të gjithë subjektet aplikues (trashëgimtar ligjor/përfaqësues me pro-kurë) do të njoftohen nga Agjencia e Trajtimit të Pronave idividualisht, të tërheqin dokumentacionin e depozituar pranë sporteleve të institucionit, në mënyrë që të fillojnë me procedurat pranë gjykatës së shkallës së pare”-thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, i cili mban firmën e kreut të këtij institucioni Jonida Baçi.

Njoftimi
“Pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kanë qenë për t’u shqyrtuar gjithsej 16.462 kërkesa të patrajtuara për 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë kërkesat për njohjen e së drejtës së pronës, të bëra para hyrjes në fuqi të ligjit 133/2015 si dhe kërkesat e bëra brenda afatit 90 ditor nga hyrja në fuqi e ligjit. Në bazë të kompetencave që ligji i ka njohur, Agjencia e Trajtimit të Pronave, gjatë periudhës 3 vjeçare, ka trajtuar 9 512 kërkesa, për njohjen e së drejtës së pronës”-thuhet në njoftim. “Procesi i shqyrtimit të dosjeve, që janë aplikuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që janë në proces shqyrtimi pranë Agjencisë, përfundon brenda 3 vitesh nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Procesi i ndarjes së Fondit të Kompensimit të pronave vazhdon deri në kompensimin, sipas përcaktimeve të këtij ligji, të të gjitha subjekteve që disponojnë vendim përfundimtar kompensimi dhe brenda afatit të përcaktuar në pikën 6, të nenit 16, të këtij ligji. Nëse ATP-ja nuk përmbush detyrimin për të trajtuar kërkesat e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, brenda afatit 3-vjeçar,atëherë subjektet mund t’i drejtohen gjykatës së shkallës së parë për të trajtuar kërkesën e tyre, sipas përcaktimeve të këtij ligji. Sipas përcaktimeve të nenit 34 të ligjit, afati i shqyrtimit të kërkesave të patrajtuara nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave përfundon më datën 23.02.2019”-thuhet në njoftimin e ATP-së.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.