Rajoni

“Në malësi fitojnë shqiptarët”. Zgjedhjet në Tuz, Cakaj: Rezultat historik!

09:26 - 04.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tuzi iu drejtua për herë të parë kutive të votimit, teksa kandidati shqiptar Nikë Gjeloshaj ka fituar zgjedhjet ndaj rivalëve të tij malazez, boshnjak dhe serbë.




Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar të cilët u bashkuan nën siglën ‘Malësia na bashkon’.

Ai ka marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit, ndërsa ndiqen nga partia e kryeministrit Milo Gjukanoviç.

“Në malësi fitojnë shqiptarët”, tha Nikë Gjeloshaj teksa mbajti fjalën para mbështetësve të tij.

Përmes një postim në Twitter, ministri i deleguar për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka përshëndetur zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi dhe shqiptarët për rezultatin historik.

“#Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve. Urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik.”, shkruan Cakaj.

Tuzi u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018 dhe bëhet komuna e dytë e Malit të Zi, që drejtohet nga shqiptarët, pas komunës së Ulqinit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.