EKONOMI

Tatimet: Arkëtoi 94.5 miliardë lekë, nga 724 tatimpagues

15:45 - 12.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Tatimeve njofton se Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj ka pasur një performancë pozitive sa i përket të ardhurave të realizuara në vitit 2018, krahasuar me vitin paraardhës, si dhe ka vijuar më të njëjtat ritme edhe në dy mujorin e parë të vitit 2019. Për këtë qëllim është përzgjedhur si “Drejtoria e muajit”. “Referuar të dhënave, kjo drejtori, ka arkëtuar të ardhura tatimore në total rreth 94.5 miliardë lekë ose rreth 0.5% më shumë sesa ishte planifikuar në vitin 2018 dhe rreth 5.9 miliardë leke më shumë sesa fakti i vitit 2017. Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj aktualisht ka në administrim 724 tatimpagues.




Kjo drejtori ka pasur performancë të mirë edhe sa i përket shërbimit ndaj tatimpaguesve, duke vendosur një mënyrë komunikimi të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm, përmes informimit periodik, me qëllim nxitjen e vetëpërmbushjes, rritjen e treguesve të mbledhjes së borxhit, moslejimit të krijimit të borxhit të ri, si dhe intensifikimit e monitorimit të kontrollit”- njoftojnë Tatimet. Referuar njoftimit, për Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ndër objektivat kryesorë të këtij viti janë: ruajtja e treguesve pozitivë, rritja e nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, informimi i tatimpaguesve, por mbi të gjitha trajtim i njëjtë dhe korrekt i tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.