Show-Bizz

Çfarë po ndodh me artistët tanë? Pse SHBA iu refuzon vizat

14:24 - 13.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që pas refuzimit së vizës për këngëtarin Gena nga Ambasada amerikane, kanë dal edhe emra të tjerë, të cilët i është refuzuar hyrja në SHBA. Shkëlqen Jetishi (Xeni), Afrim Muqiqi, Majk dhe emra të tjerë janë vetëm disa nga artistët që nuk janë lejuar më të shkojnë në Amerikë as për koncertet e tyre.  Sipas Gazeta Metro, Genës i është ndaluar përjetësisht hyrja në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak se nuk ka paguar detyrimet tatimore mbi koncertet e mbajtura në shtetin amerikan.




Në një intervistë për Klan Kosova, menaxherja e Genës i ka mohuar këto zëra duke u shprehur bëhet fjalë për të tjera çështje. Sipas Klan Kosova, arsyeja pse SH.B.A u ka refuzuar vizën këngëtarëve lidhet me vizat turistike dhe shfrytëzimin e tyre për punë. Pra, për të punuar në një vend të caktuar të duhet me patjetër vizë pune, jo turistike. Shqetësuese gjithashtu është edhe fakti se disa artistë, këngëtarë, aktorë apo edhe balerinë, kanë marrë në SHBA edhe familjen e tyre, duke u shpërngulur përfundimisht. Fakt ky shqetësues për autoritetet amerikane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.