Kryesore

“Betejat me ta i kemi fituar çdo herë”, Rama thumbon opozitën nga Berati

15:40 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri një i Qeverisë, Edi Rama, nga Berati ku ka zhvilluar një takim në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, ka thumbuar opozitën e bashkuar. Kjo e fundit pasi dogji mandatet ka vijuar organizimet për protesta duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeveri tranzitore. Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare nuk ka asnjë betejë me opozitën, pasi PS i ka fituar gjithmonë.




“Ne nuk kemi betejë me ta, sepse e kemi fituar dhe e fitojmë sa herë, por betejën e vërtetë e kemi me  papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin. E kemi me atë që vijojnë të jenë ende në zyrat e shtetit dhe nuk janë të denjë për t’u shërbyer qytetarëve. Qyteti i Beratit ka ndryshuar shumë, por ka edhe më shumë për të ndryshuar. Potenciali është për të zhvilluar jo vetëm turizmin, por edhe agroturizmin”, u shpreh Rama.

Rama foli për protestën e nesërme të opozitës, ndërsa  theksoi se nuk mendonte se do të vinte dita kur opozita të kërkonte rrëzimin e qeverisë me dhunë.

Kryeministri tha se në këtë mënyrë nuk do të mund ta prekin qeverinë, por vetëm familjet shqiptare dhe ekonominë e shqiptarëve.

“Opozita kërkon të rrëzojë qeverinë me dhunë. Këto janë gjëra që Shqipëria i ka parë dhe që dukeshin sikur nuk do të ndodhnim më kurrë se ka arritur pjekuria, por ja që po ndodhin.

Tani një gjë është e sigurt me metoda të tilla e vetmja gjë që nuk preket është qeveria. Nuk preket dot, përkundrazi po të ishte për qeverinë dhe shumicën në Parlament as nuk do t’i hynim fare këtij diskutimi, por ka gjëra të tjera që preken. Preket Shqipëria, preket çdo familje, preket drejtpërdrejt ekonomia e çdokujt. Ata që nisen nga Berati që të shkojnë drejt berihait janë në të drejtën e tyre, por duhet ta kuptojnë se nuk kanë çfarë t’i bëjnë fare qeverisë por kanë ç’i bëjnë vetes së tyre. I bien vetes sepse mbyll tjetri dyqanin dhe shkon pas Berihait në Tiranë. Ai dyqani shet më shumë kur vijnë vizitore këtu”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.