AKTUALITET

E divorcuar me tre fëmijë, gruaja: Ish-burri nuk do t’ia dijë

14:28 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nënë me tre fëmijë nga Belshi i është drejtuar emisionit “Me zemër të hapur” në News24 pasi rrezikon të mbetet në qiell të hapur. Gruaja është martuar në moshën 18-vjeçare. Njohja me ish-bashkëshortin është bërë me mblesëri. Nga martesa kanë ardhur në jetë tre fëmijë, të tre djem. I madhi është 13 vjeç ndërsa dy të tjerët janë 11 vjeç dhe 9 vjeç.
Çifti prej pesë vitesh është divorcuar dhe shkak sipas zonjës është bërë dhuna që ish-bashkëshorti ka ushtruar mbi të. Gruaja pas divorcit u detyrua të largohej nga banesa dhe të mos përfitonte asgjë pasi prona ishte në emër të motrës së burrit. Ndodhur në të tilla rrethana nëna me tre fëmijët prej vitesh po përjeton një situatë të vështirë ekonomiko sociale.




Bashkëshorti edhe pse me vendim gjykate duhet të jepte pensionin ushqimor për fëmijët, vetëm për një vit ka arritur ti shlyejë detyrimet.
“Po përjetoj një situatë të vështirë. Jeton në një dhomë që ma ka dhënë vëllai i cili aktualisht kërkon që të largohem. Por burri nuk më jep asnjë para për fëmijët. Jam në kushte të tmerrshme. S’kam as për të ngrënë, as ku të jetoj”, tha gruaja duke kërkuar ndihmë nga shteti pasi ish-bashkëshorti nuk paguan për tre djemtë duke qenë se tashmë ka krijuar një familje tjetër.

(BalkanWeb)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.