POLITIKË

Elona Guri: Ironizove shenjtin, Edi Rama të vraftë Abaz Aliu

20:23 - 15.03.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për besimtarët bektashinj dhe jo vetëm ata, Abaz Aliu, cilësohet si një nga figurat kryesore dhe të shenjta. Në takimin e zhvilluar sot në Berat, poshtë Malit të Tomorrit, që është dhe vendi me të cilin lidhet emri i kësaj figure të rëndësishme fetare, kryeministri Edi Rama bëri humor dhe u tall me simbolin e bektashinjve.




Ndërkohë, Elona Guri, anëtare e Kryesisë së LSI, në një postim në Facebook shprehet se asnjë politikan dhe njeri nuk mund të arrijë deri në pikën që të shpërfillë dhe fyeje simbolet fetare dhe kombëtare.

Gjuhëprishuri, që po shkatërron jetet e shqiptareve, ka përmenduar Abaz Aliun, duke ironizuar me emrin e shenjtë të tij.

Këtë mund ta bëjë vetëm një njeri që shperfill Familjen, Kombin dhe Zotin! Njësoj si Mavija dhe Jezidi, vrasësit e Abaz Aliut dhe mijëra besimtareve te tjere ne luften e Qerbelase dhe Edi Rama do kujtohet me përbuzje si nje sinonim i ligësisë, poshtërsisë, pabesisë dhe i të pafeve.  Sot, ai kryetari i sektit te mavijes rivrau Abaz Aliun duke perdorur emrin e tij për politike. Nuk me ngelet gje tjeter, por t’i them- ti qe Abaz Aliun preke, fatin e Mavijes do kesh”,- shkruan Elona Guri në një postim në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.