AKTUALITET

Pistoletë, sëpatë, kaçavida… Plas sherri mes shqiptarëve në Itali, 6 në pranga

14:43 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pas një sherri masiv në Via Mola.




Sipas mediave italiane ajo që filmuan kalimtarët e rastit ishte një skenë e frikshme që shkaktoi panik tek të gjithë.

Sipas dëshmitarëve, shqiptarët e përfshirë në sherr kishin me vete pistoletë, sëpatë dhe kaçavida.

Fillimisht policia ka arrestuar 4 nga shqiptarët dhe më pas edhe 2 të tjerët të cilët kanë tentuar të fshihen. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e sherrit mes shqiptarëve të cilët kanë terrorizuar banorët. Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim në pritje të gjykimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.