Kryesore

Rëndësia e sloganeve turistike, “Be Taken by Albania” ndër më të këqijtë

15:10 - 15.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marketingu mund të jetë një punë e ndërlikuar. Shpesh krijimi i identitetit të një marke, gjetja e metaforës apo fjalëve të duhura si edhe target-grupi të cilit i drejtohemi, nuk janë në një linjë, duke bërë që të mos arrihet qëllimi fillestar.




Për disa arsye, edhe reklamimi i destinacioneve turistike duket se shpesh i largohet gjetjeve “të mençura”. Ndoshta ekziston besimi se destinacionet e pushimeve mund të shiten lehtë, vetëm duke menduar se çdokush kërkon të kalojë një javë diku në një vend të ngrohtë dhe interesantë, për të larguar stresin nga rutina e përditshme.

Por, sa e vështirë mund të jetë për të tërhequr disa turistë? Ose, ndoshta është inkurajuese siguria e fotografive të shkëlqyera të vendosura në broshurë ose në faqen e internetit. Fotografi, të cilat e bëjnë punën më mirë se çdo frazë e vrazhdë dhe të çojnë në supozimin se fjalët nuk kanë rëndësi. Megjithatë, shpesh faqet zyrtare të destinacioneve turistike të lënë me mëdyshjen nëse tekstet janë kontrolluar më parë nga drejtuesit, para se t’i nënshkruanin ato.

Shqipëria është bërë së fundmi vendi objekt “talljeje” në rrjetet sociale pasi ka zbuluar sloganin e saj turistik: “Be Taken by Albania”.

Si fillim, ky slogan të bën të mendosh se nuk i referohet filmit “Taken”. Por, kur lexon në faqen zyrtare, ai i referohet tërësisht atij. Një mënyrë e çuditshme për t’i bërë marketing vendit. Duke iu referuar imazhit negativ të Shqipërisë në film, bëhet thirrje për të vizituar vendin, i cili është tërësisht i bukur dhe i sigurtë.

Përpos natyrës, për të cilën kanë absolutisht të drejtë, do të ishte më mirë një reklamë e cila nuk përmend gangsterët e madje nuk kërkon që aktori Liam Neeson të vizitojë vendin.

Vetë aktori Neeson është duke kaluar një periudhë të vështirë në karrierën e tij, pasi ai ka pranuar se dikur kishte dashur të vriste një njeri me ngjyrë, në shenjë hakmarrje pasi i kishte përdhunuar mikeshën e tij. Kësisoj, ai nuk është imazhi më i mirë që mund të jetë figura kryesore e kësaj reklame. Shtuar këtu edhe hiperbolat e gabuara referuar natyrës, kur në fakt në vëmendje mund të ishin objektet historike.

Por, Shqipëria nuk është e vetmja që është ndodhur në një situatë të tillë. Australia, Sllovenia apo edhe Parguaj kanë kaluar të njëjtën situatë, kur sloganet turistike janë kthyer në qesharake dhe aspak efikase.

Kësisoj, mbetet për tu parë nëse reklama e Shqipërisë do të ketë sukses në tërheqjen e vizitorëve kur vendi meriton një mori turistësh.

Përshtatur nga “The Telegraph”, Jola Luzaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.