BOTA

Vuçiç: Haradinaj ka bashkëpuntorë në Serbi, do të më rrëzojë nga pushteti

17:50 - 17.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mijëra qytetarë serb po protestojnë para presidencës. Ata po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit gjatë një daljeje publike përpara gazetarëve për atë se pse ambasadat e huaja nuk kanë dënuar hyrjen me dhunë në objektin e servisit publik RTS-së, tha se nuk është i shqetësuar për atë pasi ka mbështetjen e popullit dhe se në Serbi ambasadat kanë standard të dyfishtë. Vuçiç gjithashtu shtoi se organizatorët e protestës Gjillas dhe Jeremiq janë miq të afërt me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.




“Ambasadorët perëndimor nuk e kanë dënuar sulmin në RTS, ndërkaq e kanë dënuar atë që nuk u ka pëlqyer kur u sulmua Kuvendi i Maqedonisë. Miku i madh Gillas dhe Jeremiq, Zoran Zaev, është lavdëruar se si e kanë dënuar ish ministrin e Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov me 18 vjet burg, pasi që nuk i ka penguar qytetarët që të hyjnë në Kuvend. Sipas kësaj logjike, ne do të duhej që ta shqyrtojmë përgjegjësinë e ministrit Nebojsha Stafanoviq që nuk ka parandaluar hyrjen e dhunuesve në RTS”– tha Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç madje për protestat në Beograd fajësoi edhe kryeministrin e Kosovës Haradinaj.

“Haradinaj kur tha se do të më rrëzojë nga Qeveria mendova se po bën numra, tani e shoh se ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu mes nesh’’  – Aleksandër Vucic, Kryetar i Serbisë

Presidenti i Vuçiç nuk la pa ndërhyrë edhe në punën e NATO-së, ai akuzoi Aleancën veriatlantike se nuk po e kryen punën për të cilën është në Kosovë.

“Serbia do të mbrojë popullin e vetë në Kosovë, do ta ruajë popullin e vetë, përderisa ata që duhet ta ruajnë popullin tonë atë punë nuk e bëjnë. Mendojë se NATO nuk e ka kuptuar rolin e saj, NATO duhet të mendojë se puna e sajë në përputhje me rezolutën 1244 është që në cdo vend të Kosovës ta ruaj popullin ton’’ – Aleksandër Vuçiç.

Organizatorët e protestave të filluara që prej dhjetorit të vitit të kaluar në Serbi nënë  moton ‘’Një në pesë milion’’ kanë bërë të ditur se nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.