Kryesore

“Akte të komanduara nga Basha e Berisha”, Balla reagon për tritolin në Laç

15:34 - 18.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me tritolin vendosur në shtyllën e tensionit të lartë në Laç.




Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla shkruan se aktet e dhunës të komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotëm tek tritoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, synojnë të nxijnë fytyrën e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.

“Sot jemi dëshmitarë që prej ditësh PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë. Sulmit më të furishëm kundër reformës në drejtësi dhe ëndrrës tonë Europiane. Nëse do të fitonte rruga e dhunës e zgjedhur nga Basha, e sigurt është se Shqipëria do të humbte.

Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata që shfarosën Gërdecin, tani duan të vijnë përsëri në pushtet përmes forcës, dhunës dhe sot edhe me tritol. Politikanët e vjetër, të frikësuar nga drejtësia e re që po vjen, janë bërë të gjithë bashkë për të mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithmonë në kurriz të shqiptarëve”, – ka përfunduar Balla.

Lexo edhe: Tritol në Laç, Spiropali: Vesi del me shpirtin!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ky Balla,sikur te jete binjak me Spiromamicen e skenderbeut,edhe mesazhet se per cfare dhe si te shkruajne,i marrin ne te njenjten kohe.Por balla,si Librazhdas qe shte,vijon teorine e Stefanit te ndjere,se fajin e ka Saliu.

    Përgjigju ↓