Show-Bizz

Bora Zemani e quan dështim historinë me Vin Velin, por ja pse u nda çifti

09:57 - 18.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Sot pas 2 vitesh, mendoj se nuk ka ndarje të thjeshta, aq më tepër kur bëhet fjalë për familje që ka dhe fëmijë në mes” shprehet ajo. “Atë periudhë e kam vuajtur shumë. Mund ta quaj edhe dështim nëse i referohem mënyrës sesi unë u edukova dhe e imagjinoja jetën. U zhgënjeva me veten sepse unë vetë jam rritur me një familje që janë marrë me dashuri e që po me të njëjtën dashuri, më kanë rritur mua dhe vëllain”, do të shprehej kështu ditën e djeshme Bora Zemani për historinë e përfunduar me Vin Velin. Kur kanë kaluar gati 2 vite nga ndarja e një prej çifteve më simpatike të shoëbizzit, duket se dyshja ende nuk pranon ta rrëfejë arsyen, duke thënë vetëm se nuk ishte tradhëtia.




“Unë, për sa e njoh veten, dua të jem i sinqertë. Jemi ndarë dhe si të gjitha lidhjet që nisin mirë, por për shkaqe të ndryshme, rrethanat, koha, momenti – të gjitha ndikojnë dhe nuk na bëjnë që të ndihemi mirë.” Por arsyet nuk kanë asnjë lidhje me tradhtinë, siç edhe është përfolur ditët e fundit. Për këtë pjesë, Vini tha se këto lajme nuk janë të vërteta: “Nuk ka asnjë tradhti…” “Ne flasim, kemi marrëdhënie prapë, jemi ndarë, por nuk kemi marrë doreza boksi…” – rrëfente DJ kohë më parë teksa u përfol për herë të parë ndarja e dyshes. Megjithatë me aq sa mbajmë mend zërat për ndarje erdhën pas fotos së Viniy në shoqërinë e një femre.

Por miqtë e afërt të çiftit janë shprehur për Gazeta Shqiptare se problemet dhe xhelozitë kanë nisur edhe më herët se kjo foto. Dihet tanimë që puna e DJ është çdo natë në clube të ndryshme, duke munguar mbrëmjeve në shtëpi, e duket se kjo ka sjellë edhe skenat e para të xhelozisë që janë shndërruar më pas në kriza që sollën edhe ndarjen e çiftit që ishin bashkë prej shumë vitesh, prindër të një djali, por nuk arritën kurrë të celebronin dashurinë e tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.