SPORT

Laçi dhe Flamurtari ndahen në barazim

13:09 - 18.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flamurtari dhe Laçi kanë ndarë nga një pikë, në ndeshjen e luajtur mes tyre. Një barazim pa gola dhe një lojë shumë e fortë ishte korniza e asaj që ndodhi në Laç. Një pjesë e parë në gjumë për të dyja skuadrat. Laçi ishte ai që donte t’i jepte pak ritëm lojës, por pa rezultat. Pjesa e dytë nisi më vrullshëm, me Flamurtarin në sulm.




Kurbinasit fituan metra dhe drejt fundit i kanë futur vlonjatët në zonë. Ekipet kanë marrë nga një pikë në “luftën” mes tyre. Laçi kështu mbetet në vendin e pestë me 37 pikë, ndërsa Flamurtari në vendin e gjashtë me 35 pikë, vlonjatët mund ta quajnë këtë rezultat të kënaqshëm, pasi Tirana ka humbur nga Kastrioti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.