SPORT

U kërcënua nga Alban Vogli, Halilaj rrëfen telefonatën befasuese

11:00 - 18.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të thuash të vërtetën në futbollin shqiptar është e vështirë në ditët e sotme. “Panorama Sport” denoncoi pak ditë më parë vendimin e FSHF-së për licencimin e një fushe sportive pa asnjë kriter për të luajtur në Superiore si ajo e Fushë-Krujës. Të gjithë e panë se çfarë ndodhi sot në ndeshjen Kastrioti-Tirana 1-0, e cila u vendos nga një penallti skandaloze e akorduar nga gjyqtari i dhjetëra gabimeve me emrin Olsi Sokoli.




Në përfundim të ndeshjes pati edhe përleshje, duke konfirmuar edhe njëherë se ky impiant nuk plotëson kriteret minimale për sigurinë. “Panorama Sport” pasqyroi pamjet e dhunës siguruar nga “Supersport” dhe vetëm një orë më pas, një telefonatë e mbërritur në redaksi në orën 16:55 nga presidenti i Kastriotit, Alban Vogli, konfirmoi se në çfarë bataku ka rënë sot një pjesë e futbollit shqiptar dhe kush e drejton atë. Drejtuesi i klubit krutan ka kërcënuar dhe ka fyer kryeredaktorin e gazetës “Panorama Sport”, Jetmir Halilaj. Ai ka dashur ta intimidojë për publikimin e ngjarjeve të fundit, duke e kërcënuar për shkak të detyrës.

Jetmir Halilaj në një lidhje telefonike për emisionin SportNewsPlus në News24 rrëfeu këtë telefonatë befasuese dhe të rëndë:

“Ishte një situatë e pa këndshme. Pak pas ngjarjes ne e pasqyruam edhe në portalin Panorama.al. Gati një orë më mbrapa presidenti i Kastriotit në mënyrë befasuese telefonoi në numrin tim personal, lëshoi një mori sharjes dhe fyerjesh për pasqyrimin që i kishim bërë ngjarjes. Realisht u ndjeva keq sepse thjeshtë po bëjmë detyrën, as nuk e njoh as nuk me lidh asgjë, thjeshtë që edhe ai është pjesë e botës e sportit edhe kaq. Normalisht vijuam duke e denoncuar lajmin publikisht sepse besoj që është shumë e rëndë që të intimidosh dhe të kërcënosh gazetarët”.

Gazeta “Panorama Sport” denoncon këtë akt primitiv dhe bën me dije se nuk do të tërhiqet kurrë për të thënë të vërtetën për lexuesin e saj në gjithë shqiptarinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.