SHËNDET

Ylli Merja: Si të kuroni sëmundjet e bajameve me bimë mjekësore

16:00 - 18.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Bajamet janë pjesë bazë e sistemit tonë imunitar e funksioni kryesor i tyre është filtrimi nga bakteret dhe çdo organizëm tjetër që mund të shkaktojë infeksione. Por ndodh që bajamet mund të vuajnë një infeksion, i cili çon në inflamacion. Tonsiliti është inflamacion i bajameve apo i grykëve. Shenjat dhe simptomat e tonsilitit përfshijnë bajamet e fryra, dhimbjen e fytit, vështirësi në gëlltitje dhe inflamacion të nyjeve limfatike në anët e qafës. Pothuajse të gjithë njerëzit kanë kaluar sëmundjen e infeksioneve në bajame një herë në jetë. Më shpesh preken fëmijët deri në 7-8 vjeç. Shkaktarët e tyre janë viruset e bakteret e ndryshme që qarkullojnë në ajër, apo që merren me anë të ushqimeve e mjedisit rrethues. Për të dalluar nëse fëmija juaj ka infeksion në bajame vërehet ngjyra e fytit, nëse është e kuqe zona e bajameve atëherë sapo ka filluar inflamacioni. Nëse dallohen zona të bardha rrethore, ato janë vatra infeksioni dhe tregojnë se infeksioni është më i avancuar dhe është më i vështirë për t’u trajtuar e shoqërohet në këto raste me temperatura të larta. Infeksionet në bajame shkaktojnë si fillim djegie të fytit, ethe, pastaj shkaktojnë humbje oreksi, dhimbje koke dhe fryrje të gjëndrave limfatike në qafë dhe probleme në kapërdimjen e ushqimit. Shkaktohet nga baktere si stafilokoku ose streptokoku, nga viruse si influenca, por stimulohet edhe nga myku. Për t’i parandaluar infeksionet e fytit duhet të keni kujdes me higjienën e përgjithshme. Lani duart, fytyrën shpesh para ngrënies, pas teshtitjes ose kollitjes. Përdorni dezinfektues alkoolik në ambiente publike. Konsumoni ushqime që përmbajnë vitaminë C, të cilat rritin imunitetin, si portokalli, kivi etj. Antioksidantët janë shumë të domosdoshme të përdoren në infeksionet e bajameve.




Kurimi
Lyejmë lehtë bajamet me sodë buke, mjaltë dhe hudhër të përziera së bashku. Lyejmë qafën me hudhra të shtypura mirë. Kjo ndihmon në qetësimin e gjëndrave të fryra. Pihen 3 here filxhan kafe/çaji me përzierjen e mëposhtme duke hedhur në çdo filxhan çaji, për moshën deri në 5 vjeç, 4-5 pika propolis blete, ndërsa për më të rriturit 10 pika propolis.
Përgatitja e çajit për fëmijë: Ne 0.5 l ujë ziejmë 2 minuta 1 lugë gjelle me frut shtogu, 1 copë lëvore vidhi, 6-8 kokrra trëndafil të egër, dhe një lugë agulice. Kullohet pas 20 minutash. Pihet si çaj i ngrohtë. Ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës, pihet pas buke. Shtoni në çaj propolisin, i cili është antiseptik I mrekullueshëm. Për të rriturit dyfishohet doza e përbërësve dhe masa e ujit.
Përgatitja e çajit për të rriturit: në 0.5 l verë të bardhë shtojmë 50 gr frut shtogu, një lugë dëllinje, dhe 2 lugë gjelle trëndafil të egër. Lihet 5-7 ditë. Nga kjo përzierje mund të pihen 2 filxhanë kafe në ditë. Është shumë efektive në rastet kur bajamet kanë inflamuar edhe kyçet. Pra, kjo pije shërben edhe si qetësues i sëmundjeve reumatizmale. Në raste të përsëritjes së temperaturave të larta propolisi i bletës mund të përdoret 5-6 herë në ditë.

Konsumoni qepë, kanellë, uthull molle, limona dhe rrush.
Futni një gjysmë qepë të grirë në një gotë ujë, lëreni 6 orë dhe konsumojeni lëngun dy herë në ditë. Çajet që përdoren për bajamet janë xhinxhefili, dafina, thundërmushke, agulice etj. Për infeksione më të rënda tek të rriturit përdoret lulëkuqja, pelini i bardhë dhe frut shtogu. Këto bimë luftojnë infeksionet e rënda që shkaktohen nga stafilokok/streptokok, sepse rritin rezistencën e organizmit, dhe ulin mbrojtjen e baktereve ndaj sulmit të sistemit imunitar të njeriut, dhe kështu është më e lehtë për qelizat e bardha ti sulmojnë e gëlltisin. Propolisi i bletës është luftuesi me i fuqishëm i infeskioneve të brendshme, dhe nuk mjaftohet vetëm me shërimin e bajameve. Propolisi i bletës kuron të gjitha infeksionet e bajameve pavarësisht shkaktareve. Këshillohet të përdoret dafina, ekualipti dhe sherebela në aerosol të cilat ndihmojnë në shërimin më të shpejtë të bajameve, pastrojnë frymëmarrjen. Veprojnë si antibakterialë të fuqishëm.

Vaksinimi
Vaksinimi është një mënyrë që shumë njerëz mendojnë se i mbron ndaj infeksioneve të bajameve e gripit. Por, në fakt, nuk është i këshillueshëm, pasi vaksinimi mund t’ju mbroje nga një lloj virusi, dhe është shumë specifik, mund ta stimulojë sistemin imunitar vetëm për një lloj virusi. Viruset janë shumë të ndryshëm, dhe gjithmonë në ndryshim, prandaj vaksinimi nuk është efektiv.
Kujdes- Kur jeni me grip mundohuni të mbani distancë me njerëzit rreth jush. Kur teshtini përdorni shami, ose fasoletë që të zvogëloni përhapjen e infeksionit. Gjatë një teshtime përhapen rreth 100 000 pika, prandaj është shumë e lehtë të përhapet infeksioni.
Infeksionet e bajameve duhen kuruar në kohe. Nëse lihen për një kohë të gjatë pa u kuruar mund të shkaktojnë inflamacionë në kyçe dhe palcën e kuqe të kockave duke dhëne shenja të sëmundjeve reumatizmale, në moshat fëmijërore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.