BLUETOOTH

Çili i kthen buzëqeshjen Berishës. Paloka me sytë e fryrë

16:00 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Çili i kthen buzëqeshjen Berishës. Paloka me sytë e fryrë




Çili i kthen buzëqeshjen Berishës

O zot, kjo Çili gjithmonë ia merr mendjen kryeministrit tonë. Njëherë me dekolte shumë të hapura, njëherë me shumë tualet, njëherë tjetër me fustane shumë të shkurtra. Po doni të dini ju që kryeministri tashmë e ka marrë shumë seriozisht këtë marrëdhënie dashamirësie me Çiljetën? Sa herë shihen me njëri tjetrin, sa herë përshëndeten, në çdo aktivitet që shkojnë duket se energjikja Çiljeta, i fal shumë buzëqeshje kryeministrit. Dhe ndaj mund të themi se jo më kot, Berisha e afroi Çiljetën në forumin më të lartë të partisë së tij, si anëtare e Këshillit Kombëtar, madje një ndër më të votuarat e këtij forumi. E për të rritur performancën e vet në politikë, Çiljeta, veç studimeve për shkenca politike, tashmë ka hequr dorë dhe nga prezantimi i aktiviteve festive të PD, tamam si një anëtare e denjë e KK të kësaj partie.

Paloka me sytë e fryrë

Deputetët e PD sa herë ka kuvend, mblidhen të gjithë së bashku, ashtu sikurse i shohim edhe në këtë foto që ju sjellim për bluetooth. Por në mënyrë të vecantë në këtë grup deputetësh, të bie në sy pikërisht parlamentari Edi Paloka. Si rrallë ndonjëherë tjetër, poshtë xhamave të syzeve, e shohim Palokën me sy të fryrë, jo në gjendjen e tij më të mirë. Tani, arsyen e vërtetë pse Paloka gjendet në këtë gjendje, nuk mund ta themi dot. Sepse Paloka, që kur është bërë baba, duket se ka hequr dorë nga pija deri në orët e para të mëngjezit. Tani, mundet që edhe ndonjë natë ta ketë shkelur, ose në të kundërt, e gjithë kjo situatë mund të ketë ardhur për shkak të ankthit të tij për paraqitjen përpara dy prokurorëve në Prokurorinë e Tiranës, ku zoti Paloka ka dhënë sqarime të detajuara lidhur me koncesionet e HEC-eve. Sepse Paloka, në kohën kur ministër ka qenë Genc Ruli, paska qenë në bordin që jepte licensat. A të ketë vallë Paloka ndonjë ankth për këtë çështje? Këtë do ta vërtetojë në fund prokuroria.

Ky shkrim u botua më 28 Nëntor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.