AKTUALITET

Fermerët e Lushnjës në protestë: Po na falimentoni!

10:55 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fermerët e Lushnjës kanë dalë sot në protestë duke kundërshtuar ndryshimin e rimbursimit të TVSH-së për agro-përpunuesit. Protestuesit kanë kanë bllokuar rrugën nga Rotondo e Savrees deri tek Rotondo e Plastmasit. Ndërsa kanë derdhur qumështin në formë proteste. Fermerët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për rimbursimin e TVSH-së.




Ata mbajnë në duar pankarta kundër rritjes së çmimit dhe kërkojnë subvencione nga qeveria për bujqësinë. Grumbulluesit e qumështit duhet të paguajnë taksën 20% në momentin që tregtojnë produktet e tyre.

Fermerët dhe agropërpunuesit thonë se ky ndryshim i skemës i çon të dyja palët në faliment, ndaj kërkojnë ndryshimin e saj.

“Po na falimentoni. Kërkojmë uljen e TVSH për qumështin. Kemi marrë kredi ndërsa prodhimet detyrohemi ti hedhim në plehra”, – thanë protestuesit.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka tentuar të largojë protestuesit e shumtë që ndodhen në rrugë teksa i bëjnë thirrje qeverisë të tërhiqet nga vendimi.

Kujtojmë këtu se kjo nuk është protesta e parë, pasi edhe disa ditë më parë këta fermerë dolën në rrugë dhe në shenjë proteste derdhën qumështin në rrugë duke i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga ky vendim. Ata shprehen se ky vendim po i falimenton në punën e tyre.
Prej disa ditësh grumbulluesit e qumështit kanë bojkotuar mbledhjen duke çuar në falimentim fermerët, ndërkohë që në protestë janë bashkuar edhe fermerët e produkteve të tjera të Lushnjës dhe zonave përreth.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.