BOTA

Katastrofë humanitare, mijëra të vdekur e dëme kolosale nga cikloni “Idai”

10:35 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cikloni “Idai” ka shkaktuar një “katastrofë humanitare me përmasa të mëdha” në Afrikën e Jugut.




Rajoni është goditur nga përmbytje të mëdha dhe shkatërrime, teksa presidenti i Mozambikut, Filipe Nyusi, tha se mbi 1,000 vetë mund të kenë vdekur ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Cikloni “Idai” goditi fillimisht Beiran duke u shoqëruar me erëra deri në 177 kilometra në orë e më pas u zhvendos në brendësi të Zimbabvesë dhe Malavit.

Sipas të dhënave nga kryqi i kuq, Beira qyteti i katërt më i madh në vend me rreth 500.000 banorë, është shkatërruar 90 përqind.

Situata paraqitet kritike. Në pamjet mbi disa nga zonat më të goditura duken trupat që lundrojnë nëpër lumenj.

Ekipet e shpëtimit gjenden në terren dhe ndërhyjnë në kushte shumë të vështira

Rrugët kryesore janë bllokuar, ndërtesat janë përmbytur dhe rrënuar.

Ndërkohë edhe OKB ka reaguar, duke e cilësuar “një nga fatkeqësitë më të mëdha të shkaktuara si pasoj e motit të keq që ka goditur hemisferën jugore”.

“Shërbimet në spitale janë tejet të kufizuara ndërsa po shtohen kërkesa për më shumë ndihma”, ka deklaruar Christian Lindmeier nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.